Në emisionin e fundit "Në qendër" (Vo Centar) që udhëhiqet nga Vasko Eftov morrën pjesë shum personalitete që iu përgjigjeshin pyetjeve të Eftovit. Tema e emisonit të fundit të transmetuar nga televizioni Kanal 5 ishte "Çka ndodhi në Kalanë e Shkupit".
Kim Mehmeti analist dhe shkrimtar gjatë intervistës u deklarua se qeveria po e përdor ligjin e miratuar nga ana e saj që të legalizohen ndërtimet ilegale me një euro metër katror, në rastin e Kishës në Kalanë e Shkupit.
"Ndoshta zëvendës ministri i punëve të brendshme nuk ka qenë aq mirë i informuar se kjo qeveri dëshironë në të zezë të ndërtoj Kishë në Kala që më pas ta shfrytëzojë vendimin që e solli, me këtë të legalizojë edhe Kishën me anë të ligjit për një euro metër katror".
Më tej shtoi Mehmeti se "mbase me kishën në Kala të Shkupit po vëretothet diçka që e thonë armiqtë e Maqedonisë, se e gjithë Maqedonia është ndërtim ilegal, dhe mbase do të duhet e gjithë Maqedonia të legalizohet nëpërmjet ligjit të miratuar nga kjo qeveri, për nj euro metër katror".
Analisti Mehmeti është i mendimit se BDI-ja nuk gjendet në mënyrën e duhur në qeverin aktuale.
"Në këtë situat mendoj se BDI nuk është duke u gjendur si duhet, dhe mendoj se është mëkat ti kritikosh këta të BDI-së sespe askush për asgjë nuk i pyet".
Sipas Mehmeti në syte e tij incidenti i ndodhur në Kalanë e Shkupit BDI-ja mbetet humbës i madh. Sespe "BDI funksionin si organizatë joqeveritare atë që smund ta ndaloj në qeveri gjë për të cilën e ka votuar populli, BDI del në rrugë dhe e thërret popullin për ndihmë".
Në fund Mehmeti bënë një ironi në lidhje me pozitën që e ka BDI në qeverinë aktuale.
"Mendoj se Gruevski nëse fillon dhe e ndreq një kishë afër selisë së BDI-së në Reçicë ajo do e kuptojë pasi ta lexojë nëpër gazeta".
Ndryshe kisha në Kalanë e Shkupit i acaroi marëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare nga shkaku se ishte në vazdhdën e provokimeve që bënë kundrejt etnitetit shqiptar qeveria Maqedonase me projektin "Shkupi 2014".