Back

Mehmeti: Në Maqedoni veprojne pushtete paralele

Analisti shqiptar i Maqedonise, Kim Mehmeti ka deklaruar se shteti maqedonas ben nje dallim te thelle mes shqiptareve dhe maqedonasve, duke favorizuar vetem keta te fundit dhe duke i lene menjane ata qe u perkasin etnive te tjera.

“Ne Maqedoni ka pushtet paralel, ku ata qe bejne koalicionin per pushtetin bien dakord qe te kujdesen vetem per pjesen maqedonase dhe jo edhe per shqiptaret. Kandidati per president maqedonas nuk iu drejtua kurre shqiptareve. Ligjet ne Maqedoni aplikohen vetem per pjesen maqedonase, ne pjesen shqiptare mbushen kutite e votimit”, ka pohuar Mehmeti ne nje debat ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.

Sipas tij, qeveria maqedonase ia le pjesen shqiptare vetem partive shqiptare me te cilat ka bere aleance, duke bere qe ne keto zona te ekzistoje ligji i me te fortit.

“Rregullat e lojes i percaktojne institucionet. Qeveria ia le pjesen shqiptare vetem partise shqiptare ne pushtet dhe del qe me i forti mbush me shume kuti votimi. Maqedonia s’ka qene kurre e rrezikuar nga shqiptaret”, ka shtuar Mehmeti.