Back

Mehmeti: shqiptarët do ti bojkotojnë zgjedhjet (VIDEO)

…Ndërkaq, analisti Kim Mehmeti vlerësoi se kemi një konstantë tek partitë maqedonase, nga njëra anë dhe një zhbërje të partive shqiptare, nga ana tjetër. “Shqiptarët ndodhen në paradhomën e bojkotit të zgjedhjeve që do të pasojnë. Kjo ndodh sepse shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë e më shumë nuk u besojnë partive të veta, apo frustrohen nga paaftësia e tyre që interesin e shqiptarëve të Maqedonisë ta inkuadrojnë në interes shtetëror, jo partiak”, theksoi Mehmeti.
 
Sipas Mehmetit, ky shtet i ngjan një vendi me dy lokomotiva edhe që shkojnë në kahe të ndryshme. “Duke qenë ky shtet i tillë mendoj se ai në vend që të ndërtojë një shoqëri që do të ketë një lidhshmëri të këtyre dy ëndrrave të ndryshme, ai gjithnjë shkon në zhbërjen brenda vetes apo kalbjen e tij”, deklaroi ai.