Back

Mehmeti:Përgjegjëse edhe partia shqiptare në qeveri.- "Maqedonasit herë thonë se kanë origjinë greke e herë sllave

Edhe Partia Shqiptare që bashkëqeverisë me partinë e Gruevskit ka përgjegjësi për enciklopedinë me përmbajtje anti shqipëtare të Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë. Kështu tha publicisti, Kim Mehmeti, duke shtuar se interesat e shqipëtarëve në Maqedoni nuk mbrohen nga askush edhe pse ata përfaqësohen në qeveri.
Pas disa ditë replikash dhe deklaratash kundë botimit të enciklopedisë së akademisë maqedonase që i quan shqiptarët një popull ardhacakësh, Kim Mehmeti, njohës i mirë i opinionit publik në maqedoni dhe më gjerë, tha se fajin për këtë trillim të pashoq duhet ta marrin edhe ministrat shqiptarë në qeverinë e Gruevskit.
"Ajo që mua më shqetëson është normalisht idiotizmat që janë shkruar në atë enciklopedi, por ka diçka edhe më të dhimbshme se kaq që mua më dhemb si shqiptar i Maqedonisë. Ne kemi 5 ministra në qeveri. Ky është një projekt qeverita, e ka financuar Ministria për Kulturë. Unë në një tekst timin e kam shkruar se Gruevski mund të bëjë pregatitje për të sulmuar shqiptarët dhe ministrat shqiptarë ta marrin vesh, ta dinë se kur do ua bombardojë shtëpitë. Ky është realiteti i shqiptarëve të Maqedonisë", ka thenë Kim Mehmeti.
Sipas Mehmetit shqiptarët ndonëse janë në qeveri, interesat e tyre nuk mbrohen nga askush dhe ata nuk marrin pjesë në vendimarrje.
"Nuk mund të ketë fat një popull i cili para 3 muajsh botoi historinë e popullit maqedonas ku thuhet se janë me origjinë antike greke dhe tani kemi një enciklopedi ku shkruhet se janë me origjinë slave. Ju e keni një Ministri të Kulturës e cila ndërton kisha, financon përmendore, nga ana tjetër në atë ministri nuk keni asnjë shqiptar që merr pjesë në vendimarrje, që të dijë çfarë financohet. Në fund del se për kulturën shqiptare atje financohet më pak se për kopshtin zoologjik në Shkup", ka theksuar Kim Mehmeti.
Kim mehmeti ka thënë se botimi i enciklopedisë në fjalë është financuar edhe nga taksat e shqiptareve në Maqedoni.
Ndërkohë, Maqedonia nuk duket se do ta kalojë lehtë këtë çëshjtje edhe sa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian që ka kërkuar informacione shtesë për përmbajtjen e enciklopedisë. Partitë shqiptare në Maqedoni presin reagime edhe nga Brukseli zyrtar, duke vlerësuar se enciklopedia maqedonase është goditje e rëndë mbi karakterin multietnik të shtetit

 

http://rtv21online.com/home/index.php?section=news&cmd=details&newsid=3806