Mijëra vetë u dyndën drejt Perëndimit nga rruga apo duke kapërcyer Murin, madje duke e shkatërruar atë me vare. Vetëm një ditë më parë ata mund të qëlloheshin me plumba nëse e bënin këtë.
Rënia e Murit të Berlinit ishte kurorëzim i shumë lëvizjeve që filluan atë vit në kampin socialist, dhe vetë rënia e tij u pasua nga ndryshime rrënjësore në Kontinent.
– Cila ishte pritshmëria e njërëzve që e ndoqën këtë ngjarje atëhere?
– Tani pas 20 vjetësh a janë përmbushur këto shpresa?
– Cila ishte rëndësia e rënies së këtij simboli në rajonin tonë, a i shembën ato mure që i ndanin?
Për të diskutuar për këto tema të ftuar në rubrikën Forum të BBC-së janë disa personazhe jeta e të cilëve është ndikuar nga ky eveniment: juristi, dhe dikur udhëheqësi komunist në Kosovën e para Murit të Berlinit, Azem Vllasi, politikanët e viteve të demokracisë në Shqipëri Neritan Ceka dhe Besnik Mustafaj, si dhe shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia Kim Mehmeti.
Dëgjoni Forumin e BBC-së me Ilir Nishkun