Back

Nëse vonohen ekspertët ndërkombëtarë zvogëlohen gjasat për gjykim korrekt

Analistët vlerësojnë se në këtë shtet ku mosbesimi , të cilin e krijojnë vetë institucionet shtetërore është shumë i madh do të ishte mirë që ekspertët ndërkombëtarë të ishin përfshirë që në fillim. Sipas tyre kyçja e ekspertëve ndërkombëtarë është pak si vonë, pasi në hetimet e rënda, orët e para të hetimit janë shumë të rëndësishme

Mos përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë në zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë në Smillkovë ka shtuar më tepër dyshimet se të dyshuarit që ka arrestuar policia për këtë rast mund të mos kenë lidhje me krimin. Që nga një maji kur u organizua aksioni policor “Monstra”, mjegulla e dyshimeve sa vjen e shtohet, ndërsa  vonesa e kyçjes së ekspertëve ndërkombëtarë  në zbardhjen e këtij rasti, i shto edhe më tepër dyshimet.  

Analistët vlerësojnë se në këtë shtet ku mosbesimi  të cilin e krijojnë vetë institucionet është shumë i madh do të ishte mirë që ekspertët ndërkombëtarë të ishin përfshirë që në fillim. “Po të ishin kyç që në fillim ekspertët ndërkombëtarë do të kishin ndihmuar në heqjen e dyshimeve të mëdha të cilat i krijon vetë Ministria e punëve të Brendshme dhe të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast. Segmenti I dyshimeve janë gabimet që i bëjnë organet shtetërore.  Ato i nxisin dyshimet”, thotë analisti Kim Mehmeti, duke shtuar se nga dita në ditë ato nxisin edhe më shumë dyshime. “ Edhe këto ditë ato vetë po nxisin edhe më shumë dyshime. Thonë se nuk i kanë torturuar të burgosurit, ndërkaq që I kanë torturuar.  Atëherë shtrohet pyetja, pse I kanë torturuar nëse I kanë në dorë faktet. Kur I ke faktet, e nxjerr  para gjykatës, e dënon dhe kaq. Çdo të thotë tortura ndaj të burgosurve”, thotë Mehmeti, duke shtuar se sa më vonë që të  kyçen ekspertët ndërkombëtarë në zbardhjen e kësaj çështjeje, aq më të mëdha do të jenë dyshimet rreth këtij rasti. “Organet e Maqedonisë edhe mund të trillojnë fakte”, thotë Mehmeti. /lajm