Back

Në Shqipëri nuk janë privatizuar vetëm toka e plazhet, por edhe uji i detit!

Në Shqipëri nuk janë privatizuar vetëm toka e plazhet, por edhe uji i detit. Dhe ke përshtypjen se pronarët e atjeshëm të plazheve po të mundeshin edhe diellin do e lidhnin me tel dhe do e çonin të rrezatonte vetëm mbi plazhet e tyre.

Shqipëria i ngjan një zonje të bukur e cila e ka burrin narkoman, i cili ia shet edhe pajën e nusërisë dhe ia shëmton bukurinë!- Kosova e ka të pamundur të konsolidohet si shtet sepse burrështetas e saj nuk e kanë me rëndësi fatin e popullit e të vendit, por fatin vetjak politik!

Të kesh një Veton Surroi, një Ramush Tahiri…, e të mos i përfshish ata në grupet e ekspertëve që e përfaqësojnë Kosovën nëpër institucionet ndërkombëtare, është njësoj sikur në fshat të kesh hoxhë, por xhaminë ta lësh në duart e pijanecëve dhe fermerëve të derrave.

Kosovën janë duke e përfaqësuar edhe njerëz të cilët nuk janë të denjë të përfaqësojnë një kooperativë bujqësore. e lë më një shtet!