Back

Nesër USSH organizon debat me Kim Mehmetin

Nesër Unioni Studentorë Shqiptarë do të organizojë debat në lidhje me atë se cili është roli dhe kontributi i studentit në shoqëri, a meriton studenti që të ketë kushte më të mira arsimore gjatë studimeve, si qëndrojnë raportet student – politikë dhe si duhet të menaxhohen këto situata të tilla, etj? Këto janë disa nga pikat që do të trajtohen në panel debatin STUDENTI, ARSIMI DHE POLITIKA me ligjërues: KIM MEHMETIN që organizon Unioni Studentor Shqiptar.

Me datë 11.03.2013 ( e hënë), me fillim në ora 13:00, në lokalet e Qendrës Arsimore Klubi ELITA (përball restaurantit Kalabria – Çair), Unioni Studentor Shqiptar ka nderin t’Ju ftojë në këtë panel debat me qëllim të përfitimit të njohurive të reja si dhe ngritjes dhe vetëdijësimit të përgjegjësisë dhe ndërgjegjes studentore.