Back

Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)

Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u mbajtë akademi përkujtimoren në 1 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit: Harun Aliu-Komandant Kushtrimi, Shaban Zenuni, Xhafer Shala dhe Qemal Fejzullahu.Në këtë akademi përkujtimor për veprën e Harun Aliut-Komandant Kushtrimit folën edhe shokët e tij, intelektual dhe ato që njihnin mirë virtytin komëbtar të këtij dëshmori.”Sot shënojmë ndarjen fizike të Harun Aliut dhe shokëve të tij.Them ndarje fizike për arsye se ai do mbetet shumë gjatë në kujtesën e shqiptarëve.Harun Aliu ishte truri apo organizatori kryesor i Ushtrisë Çlirimtare Kombetare.Një nga personalitetetet më të shquara të kauzës sonë kombëtare.Dallimi midis politikanit dhe liderit qëndron në atë se politikani ka për qëllim interesa individuale apo grupore ndërsa lideri ka për qëllim kauzën e përgjithshme kombëtare.Harun Aliu çdo herë para vetes kishte kauzën kombëtare e jo interesin”, tha profesori universitar Jeton Shasivari, mik i Komandant Kushtrimit.

Ndërsa publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti duke folur në këtë akademi përkujtimore theksoi se në vendet ku ka shumë lotë dhe dhimbje më së miri fletë heshtja. “është hera e parë kur flasë me një vend ku ka më shumë lotë dhe dhembje por aty ku ka shumë dhembje më së miri flet heshtja.Në ditë zie mundohemi ta kujtojm rrugën që kanë ecur, në ditë zie duhet të kujtojmë se sillemi me veprat e tyre deri sa ato janë gjallë.Nuk duhet të bëhemi ne popull që do të dimë ti vlerësojm vetëm të vdekurit, por ne duhet sot të kujtojmë se si u sollëm deri sa këto dëshmorë ishin gjallë dhe sa ne i njihnim ata”, tha Mehmeti.Sipas tij kalandari 20 vjeçar i pluralizmit dhe mëvetsimit të Maqedonisë për shqiptarët e Maqedonisë ka më shumë ditë zie.”Ne shumë shpejtë harruam se na ndodhi Bit Pazari, Gostivari etj., pas kësaj ne duheshte që gjithë dhembjen tonë ta shprehim aty ku i varrosim ato shqiptar të vrarë të pafajshëm.Por ne kishim plagën më të madhe e ajo ishte plaga e Kosovës e neve shqiptarëve të Maqedonisë këto plagë na dukeshin shumë të vogla.Njerzit e urtë, popujt e urtë, urtësit më të mdha i mësojnë nga fatkeqësit që ju ndodhin.Por ne nuk nxorrëm mësim nga këto”, theksoi para të pranishmëve Kim Mehemti.Për ndryshe Ish-komandanti i UÇK-së, Harun Aliu dhe tre bashkëveprimtarët e tij u vranë më12 maj në një pritë të organizuar nga forcat speciale maqedonase në dalje të fshatit Radushë të Shkupit. Harun Aliu një vit më parë ishte dënuar me burgim të përjetshëm me akuzën për organizimin e vrasjes së një pjestari të njësitit special “Tigrat” në afërsi të Shkupit. Ai ishte kryetar i partisë Alternativa Kombëtare në Maqedoni.Në numrin e uikendit gazeta “Koha e Re” do sjellë një Life Storye nga kjo akademi në të cilën do lexoni fjalimet e shumë bashkëluftëtarve të Komandat Kushtrimit si dhe fjalimin e plotë të publicistit dhe analistit Kim Mehmetit.