Back

Nje Ure Mbi Vardar

Dy kolege te vjeter ngushtojne ndarjen etnike te Maqedonise, marrin pjese ne nje dialog te hapur, dhe zbulojne se paqja eshte ndoshta e mundur.

Nga Antoni Borden ne Shkup

 (BCR No. 282, 21 Shtator, 2001)

 Per nje kohe te gjate drejtues i Qendres per Mirekuptim Multi Kulturor ne Shkup, ai eshte jashtezakonisht krenar per origjinen e tij etnike, dhe eshte nje nder themeluesit e Lobi-t, gazeta kryesore e perjaveshme ne gjuhen Shqipe ne Maqedoni. Ne shume forume publike gjate viteve te fundit, une kam qene deshmitar i perpjekjeve te tij per te qetesuar grindjet nacionaliste duke paraqitur njekohesisht edhe rendesine e bashkeekzistences paqesore.

 Branko Geroski eshte nje mik dhe koleg i repsektuar nga Shkupi, i cili ka nje shtepi te dyte – vetem pese kilometra larg asaj te Kimit. Me syze dhe me mjekerr, me gjatesi mesatare dhe me nje te folur me pak "th", ai nuk eshte aspak si shume njerez te tjere ne rajon te cileve u pelqen te tregohen te forte dhe bombastik.

Por per gjysmen e dekades se fundit ai ka dominuar debatin publik ketu nepermjet faqeve te Dnevnik, gazetes kryesore te perditeshme ne gjuhen Maqedonase, te cilen e redakton. Ai fillimisht eshte bere i njohur per opinionin nderkombetar kur eshte rraur keq nga policia sepse kishte njoftuar per nje demonstrate te Shqiptareve per te drejtat e tyre arsimore, ne Tetove ne mesin e viteve 1990.

Perpara se te niste gazeten e tij, ai ka kaluar disa muaj me IWPR-ne ne Londer ne kuader te nje programi shkembimesh, dhe me pas ka punuar ne bordin drejtues te organizates per dialog te Kimit. Gjate viteve te fundit i kam takuar shpesh te dy ne funksione te ndryshme.

Kete vit dialogu, dhe praktikisht edhe miqesia, jane ndalur. Ndersa ne kodrat rreth Tetoves shpertheu konflikti ndermjet luftatereve Shqiptare dhe forcave Maqedonase te sigurise, tensionet u shtuan. Ndarja ndermjet dy komuniteteve – me gjuhe, kultura, histori dhe besime krejtesisht te ndryshme, gjithnje eshte dukur thuajse perfundimtare, sikur te mos jetonin ne te njejtin vend por ne dy bote krejtesisht te ndryshme. Nese edhe shoqeria civile ndermjet inteligjencies me mendje te hapur eshte rrenuar, atehere vete vendi eshte ne rrezik te madh.

Dhe keshtu ndodhi. Konflikti ne rritje ne terren eshte pasuar me retoriken nacionaliste ne rritje ne mediat ne gjuhen Maqedonase dhe Shqiptare. Ne rruge ndjehej tensioni, dhe per here te pare pas shume vitesh qe kam shkuar per vizita, une kam degjuar njerez qe flasin per lumin Vardar, i cili kalon permes kryeqytetit, si nje vije ndarese ndermjet qytetit te vjeter ku banojne kryesisht Shqiptaret dhe lagjeve qendrore te banuara nga Maqedonasit.

Cilido qe ka pak eksperience ne Ballkan e di se nje gje e tille eshte paralajmerim per spastrim etnik. Shqiptaret etnik mbeshtesin hapur luftetaret, ndersa Maqedonasit etnik kane hedhur shikimin drejt lindjes, Rusise dhe Ukraines, per arme.

Nje nate vone, duke ngaterruar nje cante dokumentash per nje kellef pistolete, nje polic Maqedonas etnik i drejtoi armen e tij Kimit ndersa ne po dilnim nga nje klub nate. "Me mire te te vras une se te me vrasesh ti," tha oficeri i policise, duke permbledhur ne menyre perfekte rrugen vetvrasese ne te cilen eshte futur vendi. Menjehere pas kesaj ngjarjeje, Kimi nuk kalon me uren e Vardarit, duke qendruar vetem ne anen Shqiptare nese vjen ne qytet.

I ndjere i ngacmuar nga Maqedonasit etnik te cilet i kane bere thirrje vazhdimisht te mos mbeshtese "terroristet Shqiptare", Kimi – shkrimtari shume gjuhesh – nuk ka duruar me dhe ka botuar nje leter te hapur ku ka kerkuar qe te gjithe koleget e tij Maqedonas etnik qe tani e tutje ti drejtohen atij vetem me ane te nje perkthyesi ne gjuhen Shqipe. Nese ata nuk pranojne te mesojne gjuhen e tij (anetaret e shumices rrale mesojne gjuhet e pakicave etnike), ai nuk do te pranonte te fliste gjuhen e tyre. Pak kohe me pas, ai dha doreheqjen e posti i tij, dhe ka kaluar pjesen me te madhe te kohes ne fshatin e tij. "Nuk ka mirekuptim nder kulturor", ka thene ai.

Branko, nderkohe, ka shkuar ne drejtim te kundert, duke argumentuar me force se problemet e Shqiptareve etnik jane fryre se tepermi dhe se vendi nuk mund te bisedoje kurre me rebelet. Per habine e shume agjensive donatore perendimore dhe te tjereve te cilet kishin mbeshtetur perpjekjet e tij per te krijuar nje te perditeshme liberale, gazeta e tij ka ndryshuar drejtim duke u afruar gjithnje e me teper me pozicionin zyrtar te partive Maqedonase etnike.

Ne momentet e mbylljes se bisedimeve te Ohrit, pikerisht kur paqja dukej e mundur, njeriu i rrahur sepse kishte njoftuar per te drejtat e Shqiptareve ka bere haptazi thirrje per nje zgjidhje ushtarake. "Nuk ka me asgje per se te bisedohet apo negociohet," ka qene editoriali i gazetes se tij. "Ne i bejme thirrje kryekomandantit [presidetit] Boris Trajkovski te veshe nje uniforme ushtarake dhe te shkoje prane ushtareve te tij ne Tetove".

Ne fazen perfundimtare te Operacionit te NATO-s Korrja Esenciale per carmatimin e luftetareve Shqiptare, frika mbetet ende gjalle. Branko ka organizuar nje demonstrim se bashku me disa organizma te tjera te mediave ne te cilin nje autokombajne eshte perfshire ne nje loje te "korrjes’ se armeve lodra perpara nderteses se parlamentit, duke bere nje parodi me ate qe besojne se eshte nje proces mashtrues carmatimi.

Maqedonasit jane te shqetesuar se NATO nuk do te largohet kurre, dhe duke sherbyer efektivisht si nje protektorat, ajo do te legjitimoje fitoret ne terren te luftetareve, duke arritur keshtu ne ndarjen de fakto te vendit. Ata jane te shqetesuar nga njoftimet per ekzistencen e grupimeve te armatosura radikale Shqiptare te pa kontrolluara te cilat mund te rifillojne luften pavaresisht nga ajo qe eshte rene dakort ne marreveshjen e paqes.

Nga ana e tyre, Shqiptaret etnik jane te bindur se NATO nuk duhet te largohet, sepse Maqedonasit do te nisin menjehere nje ofensive te re ushtarake kunder luftetareve te dobesuar tashme. Ata jane te shqetesuar nga njoftimet per ekzistencen e grupeve paraushtarake Maqedonase, dhe dyshojne se reformat e Ohrit nuk do te zbatohen kurre.

Keshtu ne ditet e para te Vjeshtes Ballkanike, hendeku eshte ende i thelle. Por ka edhe shenja shprese. Luftetaret vazhdojne te dorezojne armet sic kerkohet nga kushtet e marreveshjes se paqes. Dhe partite Maqedonase etnike duken te gateshme te pranojne propozimet e fuqive Perendimore per te pasur prezencen e dikujt ne formen e nje force te stabilizimit te NATO-s. Trajkovski tashme i ka derguar nje leter sekretarit te pergjitheshem te NATO-s, Xhorxh Robertson, ku i kerkon zyrtarisht prezencen ushtarake te aleances ne Maqedoni.

Te rinjte nga te gjithe grupet etnike thone se ata nuk kane interes per konflikt. Bisedimet po fokusohen tashme se kush do te fitoje zgjedhjet dhe jo luften. Pavaresisht nese luftimet perfundojne apo shperthejne perseri, duket se eshte hapur nje hapesire frymemarrje per qytetaret Maqedonas te te gjitha komuniteteve.

Keshtu une i kerkova dy shokeve te mi, Branko dhe Kim, te ulen se bashku per te diskutuar pikpamjet e tyre. Kjo ka qene hera e pare qe prej shperthimit te konfliktit qe ata kane nisur nje dialog, hera e pare brenda shume muajsh qe koleget e vjeter me nje te kaluar kaq te afert ulen dhe bisedojne.

Ka qene shume takim i ftohte per dy miq te vjeter, pa asnje ceremoni – dhe as pije. Ne vendosem rregullat baze, nisem shiritin e manjetofonit dhe filluam menjehere. I ulur ne zyren e tij te thjeshte te zbukuruar vetem nga faqe te para te Dnevnik te futura ne kornize, Branko fliste me vetpermbajtje dhe ne menyre zyrtare, megjithese insistonte vazhdimisht per te drejten e tij per te dhene pergjigje. Kim, me ekspresiv, pinte duhan dhe fliste me gjeste, me syte qe i shndrisnin nje here me humor dhe here me zemerim.

 

Ne nje bisede ndonjehere te nxehte, ata mbajten pozicionet e tyre me vendosmeri. Branko iu referua rebeleve qe nisen luften si nje "mekat i madh". Kim e quajti deshtimin e zyrtareve Maqedonas dhe institucioneve shteterore per te perfaqesuar gjithe qytetaret si "barbare". Ndarja mbetet e thelle.

Por biseda ishte me teper se nje "monolog paralel", sic parashikohej nga nje redaktor i njohur ne Shkup i cili i njeh mire te dy bashkebiseduesit. Kishte momente kur shkembimi i mendimeve ofronte mundesine per nje mirekuptim te ri.

 

Branko argumentoi se Shqiptaret etnik nisen luften kunder vendit, dhe kjo nuk mund te tolerohej. Ai kembenguli se brenda disa vjetesh, te drejtat e tjera te Shqiptareve do te ishin plotesuar. Ai ka ngulur kembe se ai ka kerkuar nje zgjidhje ushtarake vetem ne pergjigje te sulmeve te Shqiptareve etnik pas nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit. Ky editorial eshte botuar me 9 Gusht, marreveshja ishte nisur po ate dite, dhe u nenshkrua me 13 Gusht.

Kimi pranoi se Shqiptaret etnik nisen dhunen, por argumentoi se ata nuk sulmuan vendin por institucionet e shtetit – te cilat nuk do te ishin reformuar kurre. Ne nje debat emocional, ai tha se zyrtaret e qeverise Maqedonase edhe tani flasin vetem per numrin e viktimave te tyre, dhe jo te Shqiptareve etnik – e cila sipas tij eshte prove se ata nuk do te perfaqesojne kurre popullsine ne teresi.

Dhe per gjerat e rendesishem per habi ka pasur marreveshje. Gjate gjithe bisedes, Kimi – i cili fliste ne Maqedonisht – e ka mbeshtetur Brankon duke iu referuar te dy vendit si tatkovina, atdheu. Te dy kane insistuar se masa e madhe e komunitetit te tyre nuk duan lufte, dhe se zhvillimi ekonomik per te gjithe qytetaret eshte garantuesi me i mire i paqes dhe stabilitetit. Te dy kane pranuar detajet e marreveshjes se Ohrit.

Ajo qe ka dale me teper ne skene ishte nevoja per dicka te veshtire por edhe ndoshta te mundeshme – respekti reciprok, apo ai qe Branko e quajti "sinqeritet i pergjithshem njerezor". Te dy mendojne se kushtet e marreveshjes perbejne nje mase te rendesishme per besim – per here te pare, Maqedonasit etnik kane pranuar reformat e rendesishem, dhe Shqiptaret etnik konfirmojne mbeshtetjen e tyre per kushtetuten e shtetit.

Nese ekziston deshira, te pakten ekzistojne edhe mekanizmat qe secili komunitet te arrije kerkesat e tij. Te dy e kuptojne se shume gjera jane ne loje: nje lufte e re dhe shkaterrimi i shtetit eshte ende i mundeshem, nese jo i sigurte. Por edhe paqja eshte e mundur.

 

Biseda perfundoi me nje shtrengim duarsh te shpejte – te dy thane se kishin pune per te bere.

 

Nuk u ra dakort per nje bisede te dyte, por Branko tha se ai do te mirepriste nje gje te tille. Dhe Kimi theksoi se ai ishte optimist se te dy komunitetetet nuk do te luftonin me njeri tjetrin – perpara se te zhdukej me shpejtesi ne anen tjeter te ures.

Antoni Borden eshte drejtor ekzekutiv i Institutit te Raportimit te Luftes dhe Paqes.