NEBI MËRSELI
Një bilingualist tipik,njëkohësisht edhe njëri nder prozatorët e afirmuar të prozës bashëkohore shqiptare.Përpos që shkruan në gjuhen shqipe, Kim Mehmeti shkruan edhe në maqedonisht. Thotë se shkollimi e ka bëre te veten.I dhenë pas gjeodeziysë, e kryen shkolën e mesme maqedonisht, në Shkup. Por, epshi për të shkruar e hedh në ujerat e pakthyeshme te prozës. Hapat e parë i bën në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, edhe atë tregimet e para i shkruan në gjuhën maqedonase, e më pas paraqitet me proya në gjuhën shqipe, që të jetë i përfaqësuar në te dyja letërsitë.
Eshte një prozator i lindur, i paanshëm në teza, para se gjithash i entuziazmuar me tjerrjen e materies narrative. Mu për këte prozë e tij është tërheqëse,sepse lexuesi thelohet në lojën vardisëse për ta zbuluar enigmën që e jetëson imagjinata e tij në tensionin e fantazmorganës dhe imagjinatës reale. Fati si njësi masëse e jetës shënon të gjitha veprat e tij prozaike
Lajm: A më tepër parapëlqeni që vetes t’i thoni se je shkrimtar apo gazetar?
K. Mehmeti: Jam dhe do mbetem shkrimtar. Doja të bëhem gazetarë, por kurrë nuk ia arrita. Ajo që shkruaj unë nëpër gazeta, nuk është fare gazetari. Shkrimet e mia më shumë mund të quhen përsiatje, apo eseje politike. Edhe ato i shkruaj vetëm atëherë kur diçka më prekë, mos them, thuajse njësoj si edhe krijimet letrare. Sa i përket krijimtarisë letrare, kam pretendime të krijoj vepra të cilat nuk do fundosen aq shpejtë në vorbullën e kohës. Nga shkrimet e botuara nëpër gazeta, nuk presë asgjë më shumë, përpos zëri im të bëhet pjesë e shumëzëshmërisë, lidhur me proceset në shoqërinë ku jetojë dhe në atë mbarëshqiptare. Edhe atë duke u kujdesur që të mos dalë në taborin e grindavecëve, të populistëve, sepse nuk kam ambicie tjera përpos të mbetem krijues. Mbase kjo më ndihmon që t’u mbetem besnik bindjeve që kam dhe të vë harmoni mes krijuesit të ndieshëm në mua dhe opinionistit të kujdesshëm, i cili mund të publikoj edhe vlerësime të gabuara, por që kurrë nuk ia lejon vetes të diskualifikojë, të trillojë të pavërteta apo të lëndojë njerëz.
Lajm: Keni shkruar edhe në gjuhën maqedonase. Pse e keni bërë këtë?
K. Mehmeti: Jam shkolluar në atë gjuhë, i takoj gjeneratës e cila jetonte në kohë kur ëndrra për t’u shkolluar në gjuhën amtare ishte e largët aq sa edhe ajo se një ditë do shkonim kur të donim në Tiranë. Nga ajo kohë dhe nga ato rrethana jetësore më mbeti në trashëgimi edhe gjuha e mjedisit ku jetoj. Pra, nuk fillova të shkruaj edhe maqedonisht duke pasur plane bilinguale, por meqenëse fëmijërinë dhe rinin i harxhova si pjesë e një "plani" që e kishin përcaktuar ata që përcaktonin fatet e popujve. Edhe sot e kësaj dite shkruaj dhe botojë edhe në atë gjuhë. I vetëdijshëm se krijuesit i mjafton gjuha e vet amtare që të mbetet atë që është, por gjithashtu, i vetëdijshëm se nuk kam pse mos ta përdorë edhe atë mundësi që të komunikojë edhe me lexuesit maqedonas, gjuhën e të cilëve e njohë aq sa të mos dëmtojë veprat e mia të shkruara në gjuhën amtare. Dhe të përkthej diçka nga vlerat tona kombëtare edhe në gjuhën maqedonase, siç është për shembull "Kanuni i Lekë Dukagjinit".
Lajm: Jeni munduar të krijoni shoqëri multikulturore në Maqedonia. Pse nuk ia arritët?
K. Mehmeti: Kam punuar disa vite si drejtor i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturor. Koncepti shumetnik dhe shumëkulturor, është koncept mbi të cilin ekziston njerëzimi. Por, ai nuk mund të realizohet nëse atë nuk e përkrahin edhe segmentet tjera shoqërore. Në një shoqëri si Maqedoni, ku thuajse nuk ka koncept as si do ndërtohet shteti, ku çdo katër vite vijnë "muratorë" të ri, të cilët çdo gjë e nisin nga e para, është iluzioniste të besosh se do mund gjërat t’i ndryshoj si aktivist i sektorit civil. Nuk jam iluzionist, e aq më pakë njeri që lehtë vetgënjehet. Kur e pash se koncepti miltikulturor në këtë shtet është vetëm parullë fitimprurëse për partitë politike që vinin në pushtet, u tërhoqa. Nuk kisha nevojë të bëhem "aksionar" i një koncepti, i cili u bë pjesë i gënjeshtrave të politikës së ditës. Pastaj, besoj se nuk u takojë atyre shqiptarëve që kur u mbetet qerrja në lloç, bëhen se nuk njohin asgjë përpos shqiptarisë, e kur vijnë në pushtet, citojnë fjalë të urta serbe. Ka gjëra të cilave u besoj, por jo çdo gjë të cilës i besojmë edhe mund të realizohet dhe duhet me çdo kusht t’i përkushtohemi. Unë i besojë dhe e dua edhe harmoninë mes popujve të Ballkanit, por nuk jam aq naivë sa mos ta shoh se parajsa nuk ndërtohet në mes të ferrit.
Lajm: Pse jeni "ndarë" nga miqtë e juaj maqedonas dhe a keni ndërmend të riktheni në dialog me Platnarin, Fërçkovskin…?
K. Mehmeti: Mburrem me atë se kam polemizuar me kolegët e mi maqedonas në vitet kur rrallëkush nga mjedisi i shqiptarëve të Maqedonisë e thoshte mendimin e vet. Ndjehem mirë se në vitin 2001 jam nga të parët i cili në mediat në gjuhën maqedonase publikisht i kundërshtoi ata që pjesëtarët e UÇK-së i quanin "terroristë dhe kriminelë". Këtë e bëra në kohë kur edhe disa prijës shqiptarë thoshin hapur në mediat maqedonase se pjesëtarët e atëhershëm të UÇK-së ishin si "qeni i keq ta bie ujkun në stan". Dhe nuk e kisha lehtë. Sepse mediat në gjuhën maqedonase filluan të më mendojnë se jam një ndër ideatorët e konfliktit. E nuk isha, por vetëm i përmbahesha parimit se kur të vjen lufta para derës, mos ia kthe shpinën. Dhe kuptohet: këto qëndrime të mia irrituan opinionin maqedonas, si edhe pushtetarët e atëhershëm shqiptarë. Por, unë nuk mundja të vë miqësinë mbi interesin e fëmijëve të mi dhe të popullit të cilit i takojë. Unë miqve të mia maqedonas atëherë u thoja publikisht: ejani në shtëpinë time dhe aty do jeni të mbrojtur aq sa edhe fëmijët e mi. Por, gjithashtu atyre u thoja publikisht, mos kërkoni nga unë që popullit tim t’i them të duroj padrejtësinë. Ndoshta dikush përpara meje i kishte mësuar me një miqësi të tillë. Por unë miqësi të tilla nuk njoh. Andaj të tjerët u dëshpëruan nga sjellja ime. Mbase nuk më kanë njohur mirë, kanë pritur diçka tjetër nga unë. Edhe unë isha i dëshpëruar nga sjellja e tyre, por isha aq korrekt ndaj tyre sa mos kërkoj nga ata që të shkojnë në mal e t’i bashkëngjiteshin UÇK-së. Dhe e them publikisht: unë nuk i bëjë fajtorë ata pse ashtu silleshin ndaj meje, por disa politikan shqiptarë të Maqedonisë që i kishin mësuar të na mendojnë si individë të cilët e shesin edhe qumështin e nënës për përfitime personale. Unë këtë shitje nuk e njoh, andaj nuk kam problem të komunikoj me të gjithë, por vetëm me një kusht: të mos shkelin mbi atë që unë nuk e shkeli kurrë – dinjitetin individual dhe kolektiv të cilit do qoftë populli në këtë botë. Kam pas miqësi të mirë me Platnarin e ndjerë, nuk kam ndonjë mëri as ndaj Fërçkovskit. Sepse nuk ndjehem si "dashnore e braktisur", por si Zotëri që i zgjedh dashnoret dhe u ofron vetëm aq sa ua takon. Nuk jam nga ata që shajnë, për shembull Frçkovskin, vetëm pse ai ua din gjitha të palarat e kohëve kur themelonin partitë. Apo nga ata që kanë mentalitetin e të nënshtruarit dhe duke qenë vetë të tillë, mendojnë se shqiptari mund të jetë vetëm shërbëtorë (mashë) e një maqedonasi. Jam ngirë nga disa politikanë të këtushëm të cilët e mendojnë të natyrshme ata vetë të jenë vëllezër, për shembull, të Lubço Georgievskit, e neve të na shpallin tradhtarë edhe kur pimë një kafe me ndonjë mik maqedonas. Që duan të na ndalojnë komunikimin me maqedonasit nga frika se do zbulojmë diçka lidhur me "pobratimat" e tyre politik me të cilët së bashku kanë bërë "tregti" nga më të ndyrat në llogari të shqiptarëve. As kam pasur, as do të kem ndonjëherë nevojë të fshehë miqësitë e mia me kolegët maqedonas. Andaj me Fërçkovskin, e me cilindo tjetër, shumë lirshëm mund të komunikojë dhe të ndjehem mirë. Bile edhe çështjet shqiptare mund t’i debatojë me të më mirë se me disa shqiptarë që kanë mendim, por nuk kanë fytyrë, që çështjen shqiptare e shohin nëpërmjet maunave të ngarkuar me cigare të padoganuara.
Lajm: Shqiptarët kanë marr të drejtojnë Ministrinë e Kulturës së Maqedoni. A janë duke bërë diçka apo kultura shqiptare mbetet në nivel të njëjtë?
K. Mehmeti: Kultura shqiptare në Maqedoni nuk ka nevojë për ministër shqiptarë, por për dikaster të veçantë në Ministrin e kulturës që do kujdeset për vlerat kulturore shqiptare. Aq më pakë kultura shqiptare në Maqedoni – si pjesë e asaj mbarëkombëtare – ka nevojë për ministra që mendojnë se certifikata partiake është ajo që përcakton vlerat krijuese. Dhe të cilët nga e tërë begatia jonë kulturore, konsumojnë vetëm bakllavatë e Tetovës. Prandaj, edhe shpesh ndodh një paradoks: që krijuesi shqiptarë ta ketë më rëndë kur Ministër i kulturës është ndonjë shqiptarë. Kjo ndodh sepse nuk ka burrë mamaje i etnitetit maqedonas që do mohonte cilindo libër, të cilitdo krijuesi të mirëfilltë shqiptarë, por ka "azganë" partiak shqiptarë që e ndëshkojnë shkrimtarin e këtushëm shqiptarë, i cili guxon të shprehë mendimin kritik ndaj partisë të cilës i takon ministri. Andaj, e ndjej dhembshëm kur botuesit e mi maqedonas më shtrojnë pyetjen: pse këta tut nuk të duan. E unë pa fije turpi u them: as unë jam i tyre, as ata janë të mitë, ata nuk i takojnë kulturës sime shqiptare, ata janë të "nënës parti", ata dhe unë u takojmë botërave të ndryshme. Dhe mua nuk më dhimbset vetvetja, sepse botuesi im shqiptarë është jashtë kufijve të Maqedonisë, por më trishton akulturimi që ndodh në shoqërinë e shqiptarëve të këtushëm, më dhembë ajo se kultura e jonë është kapur në kthetrat e primitivizmit partiak, që atë duhet ta ndihmojnë njerëzit që mendojnë se tërë krijimtaria e shqiptarëve të Maqedonisë zhvillohet nëpër degët partiake.
Lajm: Si zhvillohet diversiteti kulturor në Maqedoni?
K. Mehmeti: Maqedonia është një shtet shumëkulturorë, shumetnik e shumëreligjioz, e ku populli numerikisht më i madh – etnitetit maqedonas – ka shumë probleme lidhur me identitetin etnik. Kjo reflektohet edhe në atë që quhet respektim i dallimeve. Reflektohet ashtu që të gjithë jomaqedonasit duhet të paguajnë çmim pse dikush nuk e njeh gjuhën, kishën dhe popullin maqedonas. Andaj Maqedonia jeton në ngërçin që e imponon etniteti maqedonas, i cili shpeshherë "komplekset" e veta etnike i shëron me arrogancë ndaj të tjerëve. Apo edhe vetë institucionet shtetërore marrin rolin e afirmimit dhe mbrojtjes të vlerave vetëm të etnitetit maqedonas. Kjo pastaj përfundon me atë se jo të gjithë i ndjejmë njësoj institucionet shtetërore, të cilat duhet tu takojnë të gjithë qytetarëve.
Lajm: Kultura integruese ndër shqiptarët. Sa është duke u realizuar.
K. Mehmeti: Shqiptarët, kudo që janë, ende e jetojnë periudhën e grindjeve dhe ndasive. Dhe shyqyr Zotit që jetojmë në rrjedhat e proceseve globale, se do kishim aq "shqipëri", aq fjalorë, aq identitete kulturore, sa edhe parti politike, do kishim aq bajraqe sa edhe "bajraktarokratë", të cilët edhe kur flasim për integrimet shqiptare, mendojnë vetëm për atë si të bëhen "baballarë" të kombit. Mbase është e vërtetë se të sotmen e shoqërive shqiptare e ndërtojnë të ardhurit nga e djeshmja bajraktareske dhe komuniste, se kulturën tonë duan ta integrojnë ata që u janë nënshtruar standardeve të rrugicës ku janë rritur, por do duhet sa më ngutshëm të tejkalojmë këtë fazë të "bajraktarokracisë" dhe të shpëtojmë shoqërinë shqiptare nga kthetrat e mendësisë fisnore të organizimit.
Lajm: Ju quajnë kritikë i kohës. Në shkrimet analitike kritikoni politikanët shqiptarë.
K. Mehmeti: Kritikojë politikanët shqiptarë në Maqedoni, sepse atyre ua jap votën, se ata më përfaqësojnë edhe atëherë kur nuk i votoj, se e përcaktojnë ardhmërinë e fëmijëve të mi, se e di që, nëse deri dje pësonim shkaku i politikës antishqiptare, sot pësojmë shkaku se kemi shumë patriot të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. Edhe vetë ngandonjëherë ndjehem keq pse nuk mu dha rasti të them asgjë të mirë për disa politikan të këtushëm shqiptarë, por ç’të thuash për ata që kanë gojën plot atdhetari e shqiptari, e më mirë merren veshtë me kolegët e tyre maqedonas, se sa me kundërshtarët politik shqiptarë. Pra, ç’të them pozitive për poltronat e përkulur ndaj kolegëve të tyre maqedonas, që tërë egërsinë e zbrazin mbi shqiptarët që duan të shpalosin mendimin e vet. Dhe shpesh them: ndoshta i tërë problemi qëndron aty se ne shqiptarët e Maqedonisë ende ndjehemi inferior ndaj palës maqedonase, dhe andaj tërë "trimërinë" e shesim në tregun shqiptarë. Pra, më bëhet se kjo grindje brenda bllokut politikë shqiptarë në Maqedoni është pasoj e një kompleksi më të thellë që ka të bëjë me inferioritetin e politikanëve tanë ndaj kolegëve të tyre maqedonas. Më në fund, ç’duhet të pritni nga një ministër shqiptarë që edhe Shkupin e sheh atë ditë kur bëhet ministër, përpos të ndjehet inferior ndaj kolegut të vet që ka shëtitur botën. Nga një i tillë mund të prisni të heshtë në kabinetin qeveritarë e të shaj shqiptarët nëpër mediat shqiptare. Bëhet fjalë për politikanë që kanë mentalitetin e portierit të cilit "pronari" ia ka mundësuar të bëhet "aksionar" i hotelit. Dhe andaj, këta politikanë me mentalitet të shërbëtorit, të cilit i është mundësuar të bëhet i barbaritë me pronarin, duan të jenë të pëlqyer nga pala maqedonase, dhe fare nuk ua varin votuesve të vet. Kjo dëshirë që t’ia bëjnë qefin pronarit, shkoi deri aty sa disa politikan të këtushëm shqiptarë bënë atë që nuk guxonin ta bënin kurrë qarqet politike të etnitetit maqedonas: të përbuzin vlerën më të madhe që kanë shqiptarët e këtushëm – UÇK-në dhe 2001. Pra, ata bënë çmos, dhe ende bëjnë atë që kërkohet nga ta, që sa më shumë të njollosin udhëheqësit e dikurshëm të UÇK-së, kështu që pala maqedonase i ndjen si "komitë" më të denjë të VMRO-DPMNE-së. E ne edhe një herë e shohim se askush nuk guxon dhe nuk mund të njollos ato pak vlera që kemi sa vetë ne shqiptarët.
27 QERSHOR 2007
(Lajm,Shkup-Maqedoni)
(Lajm,Prishtinë-Kosovë)