Back

Pafuqia e Ahmetit doli në shesh

 

Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se e vërteta gjithmonë del në shesh, se VMRO është parti antiqiptare, ndërsa sipas tyre, “tre vite radhazi Ahmeti ka thënë se e kemi gabim dhe se bashkëpunimi i tij me Gruevskin është ideal”

Elida ZYLBEARI

Dokumentet sekrete të Wikileaksit për bisedat konfidenciale mes liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe ambasadorit të SHBA-ve Filip Riker kanë tronditur skenën politike shqiptare. Analistët vlerësojnë se kritikat e Ahmetit ndaj shefit të inteligjencës maqedonase Sasho Mijallkov dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, nxjerrin në pah pamundësinë e tij për t’u ballafaquar sy më sy me ata, dhe njëkohësisht konfirmojnë pozitën servile të BDI-së ndaj partnerit të koalicionit, VMRO-së.

 

Analisti politik Kim Mehmeti ka vlerësuar se e vërteta gjithmonë del në shesh, se VMRO është parti antiqiptare, ndërsa sipas tij, “tre vite radhazi Ahmeti ka thënë se e kemi gabim dhe se bashkëpunimi i tij me Gruevskin është ideal”. ”Disa nga ne, tre vite me radhë themi se VMRO-DPMNE-ja në bërthamë është parti antishqiptare.

Tre vite me radhë Ali Ahmeti na thoshte se e kemi gabim dhe se bashkëpunimi i tij me Gruevskin është ideal. Ne jo se nuk e dinim se ai nuk e thotë të vërtetën, por habiteshim si mundet ai të mendojë se e besojmë dhe nuk kishim shpjegim se shkaku i cilave arsye e mbulonte antishqiptarin e Gruevskit dhe kushërirëve të tij. Ne tre vite me radhë themi se sundues i vërtetë i këtij shteti është ‘nëntoka politike’ e VMRO-DPMNE-së, e Ahmeti thoshte se këtë e themi shkaku i zilisë pse ai e sundon shtetin”, ka thënë Mehmeti. Sipas tij, nuk morëm shpjegim, pse Ali Ahmeti ndjente nevojë të na përbuzë neve që thoshim të vërtetën, e t’i mbronte nga ne ata që përbuznin shqiptarët.

“Por, e vërteta gjithmonë del në shesh, siç do shpalosen edhe shumë të vërteta të tjera, që janë fshehur nga ky popull. Siç do dalë një ditë në shesh e vërteta se cilët ishin ata shqiptarë që ndihmonin ‘mijallkovët’ që të na shantazhonin neve që ‘lehnim’ aq shumë, sa e shqetësonim karvanin politik të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe i prishnim idilin mes Gruevskit e Ahmetit”, ka shtuar Mehmeti. Nga ana tjetër botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari është i mendimit se Wikilieaks e zbuloi atë që të gjithë në njëfarë mënyre e dinim.

“Ky dokument ka zbuluar një të vërtetë dëshpëruese për shqiptarët, që tregon se avancimi i të drejtave të tyre varet jo vetëm nga vullneti i kryeministrit maqedonas, por edhe më keq nga vullneti i shefit të shërbimit sekret. Është për t’u habitur se si një parti me aq fjalë të mëdha për luftëra e revolucione, lejon që të drejtat e shqiptarëve t’i diktojë një person kontrovers siç është Sasho Mijallkov”, është shprehur Hajdari. Sipas Wikileaks, në 8 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit Ali Ahmeti kishte ftuar ambasadorin Riker në stanet e tij në Malin Sharr në bisedë me të cilin ka kritikuar fuqishëm shefin e inteligjencës maqedonase Sasho Mijallkov si dhe ka kërkuar nga Riker të ushtrojë presion më të madh ndaj kryeministrit Gruevski për të zgjidhur çështjen  e emrit.

Aty bëhet e ditur se Ahmeti ka kritikuar kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ka shprehur shqetësimet e tij për përbuzjen e shefit të kundërzbulimit Sasho Mijallkov ndaj komunitetit shqiptar. Përndryshe, nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup  nuk kanë dashur të komentojnë rastin. ”Politika e Stejt Departamentiti është që mos të komentojë asgjë e dalë në mënyrë ilegale”, kanë thënë nga Ambasada e SHBA-ve.

Idila Ahmeti-Gruevski

“Tre vite me radhë Ali Ahmeti na thoshte se e kemi gabim dhe se bashkëpunimi i tij me Gruevskin është ideal. Ne jo se nuk e dinim se ai nuk e thotë të vërtetën, por habiteshim si mundet ai të mendojë se e besojmë dhe nuk kishim shpjegim se shkaku i cilave arsye e mbulonte antishqiptarin e Gruevskit dhe kushërirëve të tij.

Ne tre vite me radhë themi se sundues i vërtetë i këtij shteti është ‘nëntoka politike’ e VMRO-DPMNE-së, e Ali Ahmeti thoshte se këtë e themi shkaku i zilisë pse ai e sundon shtetin. Por, e vërteta gjithmonë del në shesh, siç do shpalosen edhe shumë të vërteta të tjera, që janë fshehur nga ky popull. Siç do dalë një ditë në shesh e vërteta se cilët ishin ata shqiptarë që ndihmonin ‘mijallkovët’ që të na shantazhonin neve që ‘lehnim’ aq shumë, sa e shqetësonim karvanin politik të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe i prishnim idilin mes Gruevskit e Ahmetit”, ka thënë Kim Mehmeti.

Teksti u shkeput nga ueb – faqj: http://kohaere.eu/index.php/lajme/maqedoni/14789.html