Këto ditë doli nga shtypi romani i Kim Mehmetit “Nishanja” (titulli i origjinalit “Ritet e Nishanes”) në gjuhën bullgare. Këtë vepër të autorit tonë të njohur e botoi Shtëpia Botuese “Multiprint” nga Sofja në bashkëpunim me SH. B. “Makavej” nga Shkupi. Romanin e ka përkthyer poeti i njohur bullgar, Nokollaj Shopov.
Proza e Kim Mehmetit edhe deri më tani është botuar në disa gjuhë të huaja. Para disa vitesh, atij iu botua në gjuhën gjermane romani “Fshati i fëmijëve të mallkuar” . Tregimet e këtij autori janë përfshi në shumë antologji në gjuhë të huaja. Se shpejti pritet edhe botimi i romanit “Vitet e urithit” në gjuhën kroate dhe në atë sllovene. Kështu që ky autor i yni tani më u bashkëngjitet emrave që suksesshëm prezantojnë krijimtarinë tonë letrare edhe jashtë kufijve tonë gjuhësor.
(Gazeta Lajm)