Back

Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin

 

Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në mënyrë të vonuar si pasojë e tendencës së popujve të vegjël që kanë dashur të bëjnë gjëra të mëdha brenda shumë pak kohe. 

“Maqedonia është pasqyra më e mirëfilltë e Ballkanit, një rajon ku përplasen të gjitha udhëkryeqet, konfliktet dhe vuajtjet e kësaj pjese të Europës. Mëkatet janë të vështira të zgjidhen sepse historia është mëkatare ndaj të gjithë kombeve, por radikalizimi maqedonas është një problem për të gjithë. Në vitet 1980-90 nuk e kishim këtë problem, ndërsa sot përballemi përdite me një shovinizëm dhe racizëm maqedonas ndaj shqiptarëve”, theksoi Mehmeti.

Lidhur me hartat Mehmeti shtoi se: “Nuk është se ndryshimi i kufijve duhet të jetë qëllim në vetvete, por të mos harrojmë që kjo nuk varet nga ne. Ne gjithmonë kemi marrë vesh të fundit ndryshimin e kufijve tanë. Gjithësesi, problem është se në Ballkan ka dy standarte shtetesh. Ke një Serbi, një Kroaci, Slloveni apo Shqipëri që janë shtete të mirëfillta. Kemi dhe dy shtete si Bosnja, Maqedonia dhe mbase edhe Kosova, që janë tërësisht jofunksionalë. Hapësirat për korrigjime janë lënë. Bosnja mund të jetë gjithçka, por jo shtet. Kjo duhet të marrë fund një herë e mirë. Ndryshimi i kufijve nuk duhet të jetë tabu”, shtoi Mehmeti./TCH/