Back

Shqiptarët dënuan konceptin e kishave

 Kim Mehmeti duke folur rreth disfatës së BDI-së në dy qytetet më të mëdha Tetovës dhe Gostivarit, thotë se BDI-ja po e paguan shumë shtrenjtë koalicionimin me VMRO-DPMNE-në. "Gjithmonë kam thënë se BDI-ja do ta paguaj shumë shtrenjtë kolicionimin, sepse legjitimiteti është një, ndërsa tjetër është se si do mund ta përdorni atë dhe a do të mund ta përdorni ashtu siç ju pëlqen juve, pa mbajtur llogari për atë se si mendojnë ata të cilët ua dhanë legjitimitetin", ka thënë Mehmeti.

 

Kim Mehmeti, analist politik, thotë se shqiptarët i dërguan një sinjal të qartë BDI-së se ata nuk qëndrojnë pas koalicionit VMRO-BDI. "Maqedonasit e zgjodhën presidentin, por Maqedonia mbeti pa president. Qytetarët shqiptarë i përcollën një mesazh të qartë Ali Ahmetit se ai ka legjitimitet ti përfaqësojë, por edhe jo ti vë edhe pas një strukture politike, e cila në gjithë konceptin e vet e ka të ndërtuar në mbi ndërtimin e kishave dhe Kryqeve. Qytetarët i dërguan mesazh BDI-së se nuk qëndrojnë pas këtij koalicioni", ka thënë Mehmeti.

 

(Gazeta Koha,7 Prill 2009)