Sipas një sondazhi të fundit në Maqedoni, shqiptarët mund të bojkotojnë në masë zgjedhjet e parakohëshme në këtë vend.
Sondazhi i institutit Liberta, nxorri se rreth 60 përqind janë për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa 50 përqind e qytetarëve shqiptarë janë shprehur kundër pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.
“Shqiptarët ndodhen në paradhomën e bojkotit aktiv të zgjedhjeve. Gjithnjë e më shumë nuk u besojnë partive të veta, apo frustrohen nga paaftësia e tyre që interesin e shqiptarëve të Maqedonisë ta inkuadrojnë në interes shtetëror, jo partiak”, deklaron analisti Kim Mehmeti.
Analistët mendojnë se shkak i këtij qendrimi është humbja e besimit që shqiptarët kanë tek partitë e tyre.
Shqiptarët e anketuar janë pyetur edhe për transparencën e regjistrimit të popullsisë ku 70 përqind e tyre janë shprehur se ky proces nuk do të jetë i besueshëm.
Top Channel