Back

Shtet demokratik me mentalitet komunist

Anila DISHA

Që të shkëputet nga sistemi komunist, Maqedonia nuk duhet të heqë vetëm yllin nga stema shtetërore, por duhet të ndërroj të gjithë emrat komunist që janë nëpër institucione, dhe më kryesorja ajo duhet të heqë mentalitetin komunist që mbizotëron në vend. Analisti Kim Mehmeti thotë se e keqja e Maqedonisë është se ajo ende ndërtohet sipas formulave socialiste të cilat ishin këto: bashkim dhe vëllazërim mes elitave politike dhe ndarje totale mes popujve që jetojnë atje. "Shkëputja me ish sistemet nuk bëhet vetëm më heqjen e simboleve mirëpo me korrigjimin e një vetëdije. Problemi i Maqedonisë është ky, që para se të filloi ajo të fut simbolet e rinj që i ka shteti demokratik duhet të ketë sjellje politike demokratike. Kjo është emblema e një shteti, nuk janë simbolet, sepse në botë kemi simbole që nuk janë ndryshuar 500 vjet, por sistemet janë ndryshuar aq mire saqë ata simbole gjithmonë u janë përgjigjur rrethanave të reja", thotë Mehmeti.

Gazeta Lajm

 

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1848.html