Back

TENDA E VOGËL, A CIRKU I MADH!

Shkruan: Kim Mehmeti

            Maqedonia me shumëçka i ngjanë një kështjelle shtetërore, të cilës çdo katër vite ia ndryshojnë planin e ndërtimit. Kështu, qartë vërehen muret që ka muruar çdo koalicion paraprak qeveritarë, e të cilët thuajse asgjë nuk i ndërlidh mes veti. Andaj edhe ky shtet lë përshtypjen se ka muratorë, por jo edhe planë afatgjatë të ndërtimit, se ka mure, por jo gjithmonë të ndërtuar mbi themelin e njëjtë. Pra, të bëhet se ai që ka gërryer themelet, nuk e ka ditur se dikush ndryshe e ka paramenduar kulmin, se ai që ka ndarë dhomat ndëretnike, nuk e ka parashikuar se çdo etnitet i këtushëm ka planin e vet për rregullimin e tyre. Dhe ka porositur mobiliet pa mbajtur llogari për madhësinë e vendbanimit dhe muret ndarëse të ndërtesës së përbashkët shumetnike. Ke pra përshtypjen, se përballesh me një ndërtesë të çuditshme shtetërore, me të cilën të gjithë njësoj janë të pakënaqur dhe ku askush më nuk dinë ku janë themelet fillestarë dhe pse rrjedh kulmi. Ku të gjithë së bashku shpresojnë se ndërtesa do i përballë të gjitha shtrëngatat ballkanike, jo pse është e fortë, por pse e mbështesin shtyllat e jashtme të institucioneve ndërkombëtare.

            Në një Maqedoni të tillë, me shumë themele, e me kulm që nuk i përballë shinajet e mosbesimit ndëretnik, ndodhin edhe çudira në kufi me të pabesueshmen. Edhe atë në kohë kur të gjithë duhej të kishin nxjerrë mësim nga ndodhitë tragjike në këto hapësira. Me çka njeriut i krijohet bindja se çdo gjë ecën e shkon përpara, por vetëm marrëzia dhe idiotizmi njerëzorë jetojnë në të njëjtën kohë, se për ato nuk kalojnë as vitet as shekujt. Kështu, para pak kohësh, nga ekrani i televizionit shtetërorë – të cilin e financojnë të gjithë qytetarët e këtij shteti –  në terminin e emisioneve edukativo – arsimore, një “ekspert” i këtushëm i etnitetit maqedonas – emri i të cilit është mëkat t’i njollosë gazetat – publikisht i shpalli shqiptarët si popull krimogjenë. Në servisin publik informativ ai promovoi veprën e tij “Dosja e përgjakur”, e në të cilën shqiptarët portretohen si vrasës, si popull i cili gjenetikisht është destruktiv. Dhe thuajse nuk mjaftoi kjo, dhe pak kohë më vonë, poashtu në televizionin shtetërorë të Maqedonisë, u shfaq një dokumentar për “heroin” që akuzohet për krime lufte mbi shqiptarët, dhe tani ndodhet në Hagë – për ish ministrin e punëve të brendshme, Lube Boshkovskin – i cili dokumentarë gjithashtu nxiti reagime të shumta te opinioni shqiptarë. 

            Dhe pas gjitha këtyre ofendimeve publike që iu bënë tërë një populli – shqiptarëve – këto ditë u bë e ditur se anëtarët e etnitetit maqedonas në Këshillin Radio Difuzivë, nuk kanë parë në këtë emision asnjë element që nxitë urrejtje ndëretnike. Pra, për dallim nga dy kolegët e tyre shqiptarë, që ngulin këmbë të ndëshkohet TVM-ja, anëtarët maqedonas të KRD-së, mbase edhe mendojnë se emisionet e tilla janë edukativ për rininë e tyre. Gjë që shqiptarët e këtushëm duhet t’i çojë çështjen ta shtrojnë pakë më ndryshe, e të shtrojnë pyetjen se nëse KRD-ja i mbivoton shqiptarët dhe nuk ndërmerr asgjë, atëherë ku janë shqiptarët e këtushëm, ku janë gjyqet, ku janë qeveritarët shqiptarë të PDSH-së. Pra, pse ministrat shqiptarë heshtin. Vallë do të thotë kjo se qeveritarët shqiptarë nuk janë as aq të aftë, sa të mbrojnë popullin e vet nga ofendimet që ua bëjnë të tjerët. Apo, meqenëse gojën e kanë të mbushur me plotë shqiptari, nuk arrijnë të thonë një fjalë të vetme lidhur me këto ofendime kolektive.

 

            Pa dyshim se edhe në Maqedoni, si edhe në çdo shtet tjetër, ka dhe do ketë idiotë të gjinive të ndryshme, të cilët gjithmonë do mundohen që idiotizmin e vet ta shesin në tregjet publike mediatike. Idiotë dhe shovenë ka çdokundë, por siç duket vetëm ata të Maqedonisë kanë televizionin e vet publikë që ua mundëson të afirmojnë hapur destruktivitetin e tyre. E që ka vetëm dy domethënie: ose në këtë shtet idiotët kanë arritur të kontrollojnë edhe institucionet shtetërore, ose dikush dëshiron të ve në sprovë durimin e shqiptarëve të këtushëm. Përndryshe, si do ishte e mundur që emisione të  tilla të emitohen në servisin publik informativ, ku dy zëvendës drejtorë janë shqiptarë!? Apo në një shtet të qeverisur edhe nga alamet ministrat shqiptarë të partisë së Arbër Xhaferit!? Do të thotë vallë kjo se shqiptarët e këtushëm ende janë vetëm dekor i pagojë nëpër institucionet shtetërore!? Apo se ata janë “rrogëtarë” të partive maqedonase në pushtet, e jo të popullit që i ka votuar, e që pretë nga ata, në mos më shumë, ta mbrojnë nga ofendimet publike.      

            Mbase këto paraqitje publike mund të ndodhin vetëm në një kreaturë shtetërore si Maqedonia, e cila çdo katër vite murohet nga e para, pa i kushtuar rëndësi planit dhe mureve paraprakisht të ndërtuar. Pra, në një shtet ku shumëçka është e paqartë, por ku lehtë mundë të vërehet se sa herë vjen në pushtet koalicioni  qeveritarë VMRO-DOMNE dhe PDSH, televizioni shtetërorë i Maqedonisë fillon t’i ngjajë atij serb të kohëve të Millosheviqit. Andaj edhe lindin shumë pyetje të logjikshme. Si për shembull ajo, pse me ardhjen në pushtet të këtij koalicioni qeveritarë, fuqizohen qarqet politike antishqiptare? Dhe nëse është kështu, atëherë cili është roli i PDSH-së në këtë koalicioni qeveritarë? Pse pushtetarët shqiptarë të PDSH-së nuk ndërmarrin diçka që ta mbrojnë popullin e vet nga këto përbuzje publike!? .

            Maqedonia e sotme i ngjanë edhe një tende të vogël, ku zhvillohet një cirkë i madh dhe absurd politik. Si e tillë, ajo të duket si tendë e stërmbushur me akrobatë, publikë dhe rekuizita. Andaj të bëhet se qëndron si e fryrë, se pandalë luhatet dhe ke përshtypjen se edhe një erë e lehtë e grindjeve ndëretnike mund ta përplasë për toke. E tillë duket ndoshta edhe nga shkaku se në atë tendë, shqiptarët janë ulur pa shikuar numrin e ulëses, pa ua caktuar atyre vendin zgjedhësit, por qarqet maqedonase. Dhe prandaj ndodh që nënkryetari i parlamentit – përndryshe shqiptarë i PDSH-së – në vend që të merret me qëndrimet shoviniste të publikuara në televizionin shtetërorë, është i zënë me vlerësimin e pastërtisë së gjakut etnik të analistëve shqiptarë. Kështu që nga foltorja e parlamentit republikan, ai afirmon qëndrimet e veta shoviniste, kërkon që “hibridëve” etnik (fëmijëve nga babai shqiptarë, e nëna maqedonase, si në rastin e Iso Rusit) t’u merret e drejta të përzihen në çështjet shqiptare. Mbase ai këtë të drejtë do ua merrte edhe gjithë analistëve tjerë. Si edhe gjithë shqiptarëve që kanë një mëkat të cilin PDSH-ja kurrë nuk do ua fal: nuk pajtohen me politikën e strategut të “urtë” mbarëkombëtarë, i cili në Tiranë e Prishtinë thotë atë që duan ta dëgjojnë Shqipëria apo Kosova, e në Maqedoni bënë atë që ia rritë rejtingun kryeministrit Gruevski. Me çka pastaj del se edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare, e përkrahin qeverinë e cila e shkeli vullnetin politik të shumicës së shqiptarëve të këtushëm, qeverinë e kryeministrit, i cili me pjesëmarrjen e vet, i pari  promovon emisionet që pastaj ofendojnë mbarë popullin shqiptarë.

            Maqedonia ngjanë në gjithçka nga pakë. Ky shtet herë të duket si kështjellë shtetërore ku çdo koalicion qeveritarë ka planë për ndërtimin e saj, por të ndryshëm nga ai i ndërtuesve të mëparshëm, e herë të ngjanë në një tende ku zhvillohet një cirkë i madh dhe i çuditshëm politik. Me çka, më së paku Maqedonia i ngjanë një shteti të muruar nga mjeshtërit politik që e kanë kuptuar se shoqëritë shumetnike mundë të qëndrojnë në këmbë vetëm mbi themelet e respektit reciprok ndëretnik. Si i tillë, ky shtet më i çuditshëm duket kur e qeverisin VMRO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja. Dhe askush nuk e kupton pse ndodh kështu. Vallë pse këto dy parti nuk kanë kapacitet të udhëheqin shtetin dhe çdo gjë u del nga duart, apo pse kanë ndonjë planë të fshehtë për ndërtimin e Maqedonisë. Apo, ndoshta kjo u ndodhë për shkak se ka politikanë shqiptarë të ngjashëm me atë gjuetarin nga rrëfimin i Çerçilit: që e ka shitur lëkurë e hienës ende duke qenë ajo e gjallë në mal. Dhe i cili ka vdekur duke u munduar