Back

Tirana kundër vasalitetit ndaj Gruevskit

 

Deklaratë e drejtë dhe në moment të duhur. Kështu e vlerësojnë analistët e shqiptarë, por edhe ata maqedonas deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha i cili tha se Qeveria e Maqedonisë  shqiptarët duhet t’i trajtojë si qytetarë me të drejtat e tyre të plota. 

Analisti Kim Mehmeti thotë se zyrtarët e Tiranës tentojnë që ti nxisin partitë politike shqiptare në Maqedoni që të jenë më aktive dhe të mos jenë vetëm vasal të kryeministrit Nikolla Gruevskit. “Zyrtarët në Tiranë gjithnjë e më shumë e vërejnë se shqiptarët e Maqedonisë nuk ia dalin që t’i realizojnë qëllimet e veta, andaj duan t’i nxisin partitë e këtushme shqiptare që të jenë më aktive që të prodhojnë politikë, të mos jenë vetëm vasal të Gruevskit. Mendoj që këto deklarata të Berishës janë të qëlluara”, tha Mehmeti…
 
 
Për më shumë mund të lexoni ne ueb-faqen :  http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/6773.html