Back

Top Channel, zgjërim në rajon

TCH zgjerohet per te gjithe shqiptaret me zyrat ne Prishtine e Shkup, te cilat permes teknologjise se fundit do te transmetojne lajmet ekskluzive dhe do te vazhdojne te mbajne shikuesit perball ekranit me te dashur.

Te gjitha ngjarjet e medha qe lidhen me shqiptaret ne rajon kane qene gjithmone te pranishme ne ekranin e Top Channel, ne lajmet dhe emisionet e tij. Kjo tashme pranohet edhe prej vete shqiptareve ne rajon, te cilet e njohin Top Channel per nje rol lider ne informimin dhe edukimin e shqiptareve.
“Eshte nje dritare per te gjithe. Eshte me rendesi sepse ofron ngjarje ekskluzive dhe populli kosovar eshte mjaft i kenaqur”, shprehet nje shikues. Po prej 1 shtatorit lajmet nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e rajoni do te marrin nje tjeter dimension. Nje edicion i dedikuar lajmeve nga rajoni do te jepet tre here ne dite ne Top News, kanalin 24 oresh me lajme te platformes “DigitAlb”.
Gazetaret dhe profesionistet me te mire, jane afruar tashme prane byrove te Top Channel ne rajon. Top Channel ishte televizioni i pare qe hapi zyren ne Prishtine, nje zyre qe muajin e fundit eshte zgjeruar me gazetare e operatore te rinj.
Ne krye te zyres se Prishtines prej nje muaji eshte Sylejman Kllokoqi, nje prej personaliteteve me te respektuara mediatike ne Kosove. “Zyra ne Prishtine eshte zgjeruar me nje staf te ri dhe teknologji te persosur. Do t’i sherbeje gjithe botes”, shprehet Kllokoqi.
Por Top Channel eshte tashme prezent edhe ne Maqedoni, ku prej dy muajsh funksionon zyra e Shkupit. Ne krye te saj, nje tjeter personalitet i medias dhe letrave shqipe, analisti i njohur Kim Mehmeti. “Duke hapur zyrat e veta kudo ku ka shqiptare, Top Channel po luan rolin e vet ne krijimin e nje rrjeti informativ”, pohon Mehmeti.
Per drejtorin e informacionit ne Top Channel Sokol Balla, zgjerimi i televizionit tone ne rajon nuk eshte surprize, por nje zhvillim i natyrshem. “Zgjerimi i aktivitetit te Top Channel me zgjerimin e zyres ne Kosove dhe hapjen e byrrose se Shkupit dhe afrimi i njerezve te medias jane veprime ne vazhden e prezences se TCH si televizioni me i ndjekur nga te gjithe shqiptaret duke dhene ngjarjet kryesore. Ishte deshire e presidentit Dritan Hoxha per te qene prezent ne rajon”, deklaron Balla.
Ne fund, zgjerimi i Top Channel eshte pergjigje ndaj realitetit te ri te shqiptareve ne rajon, Maqedoni e vecanerisht ne Kosove. Ne fund te fundit vleresim ndaj vleresimit qe vete shqiptaret e rajonit bejne per televizionin me te dashur dhe me te ndjekur nder shqiptare.