Back

U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)

Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një bashkëbisedimi me deputetin e ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ Glauk Konjuvca. Gjatë këtij bashkëbisedimi Kim Mehmeti, ka shpalosur  të dhëna interesante për Shkupin, të pa publikuara deri tani.

Ai, njëkohësisht ka shprehur edhe qëndrimet e tij për investimet e njëanshme të pushtetit në Shkup, por ka folur edhe për rreziqet që i kanosen kryqytetit të Maqedonisë, nëse shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen. Portali ‘Almakos’ sjell videon nga promovimi i librit ‘Shkupi’.

Me poshtë e keni videon e plotë të promovimit: