Regjistrimi i popullsisë ne Maqedoni dështoi për shkak te politikes nacionaliste qe prodhon kryeministri Gruevski, ne dem te shqiptareve. Analistet vendas mendojnë se megjithe pozitat e forta qe ka partia shqiptare ne koalicion, BDI e Ali Ahmetit, për shkak te numrave qe e mbajnë ne këmbe koalicionin, kjo nuk shfrytëzohet. Një tjetër element qe provokon shqiptaret ne shtetin multietnik është projekti “Shkupi 2014”, thonë Zeqiri dhe Saliu. Mbi 500 milion eurot e shpenzuara për trumbetimin e rrënjëve antike te maqedonasve, janë mungese investimesh ne zonat e banuara nga shqiptare. Ndërsa analisti Kim Mehmeti rendit edhe një element te trete qe cenon raportet etnike, duke fajësuar edhe tiranen zyrtare për heshtjen e pakuptimte, ne lidhje me pasaktësitë ne botimet e librave te historisë ne Maqedoni. Sa me te trashe librat, aq me pak histori. Pse hesht Tirana citon Mehmeti. Ambasadori shqiptar ne Shkup Arben Cejku ngriti publikisht shqetësimin e teksteve, por reagimi i palës maqedonase ishte i ashpër.