Dark

Light

Dark

Light

Scroll to top

Zgjedhjet në Maqedoni, cfarë përfitojnë shqiptarët?

 

Po cfarë pritet të përfitojnë më shumë shqiptarët nga këto zgjedhje të parakohëshme në Maqedoni?

Sipas analistëve nëse partite politike maqedonase nuk do të fitonin shumicën e mandateve, atëherë votat e shqiptarëve do të ishin përcaktuese. 

Por  sipas analistëve, partitë shqiptare nuk duhet të nguten për të krijuar një koalicion qeverisës nëse nuk marrin garanci të forta për disa të drejta.

Analisti Kim Mehmeti thotë se Maqedoni nuk mund të formohet një qeveri pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe fton politikanët shqiptarë të mos nguten dhe të marrin garanci të forta nga pala maqedonase për realizimin e kërkesave të tyre.

“Cilido që të jetë fitues në bllokun politik shqiptar, para se të mendojnë për postet, duhet të ndryshojnë strategjinë e veprimit politik. Duhet të ketë platformë të qartë se cfarë Maqedonie duan shqiptarët dhe a mund të bëhet dëshirë shtetërore ajo dëshirë, ai interes i shqiptarëve? Pa këtë mendoj që partitë shqiptare do të mbeten vetëm pjesëmarrëse në qeveritë e Maqedonisë”, thotë Mehmeti.  

(Top Channel)

 


Author avatar
Kim Mehmeti
https://kmehmeti.com

Post a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

We use cookies to give you the best experience.