Back

Vasko Eftov: A u frikësuan nga deklaratat e Kim Mehmetit?!

 

Tashmë rrjeti social Facebook shfrytëzohet edhe për të njoftuar miqtë për më të rejat e fundit. Kësaj radhe, autori i emisionit “Vo Centar”, Vasko Eftov, e ka zgjedhur këtë formë për t’ua sqaruar shikuesve të emisionit të tij se gjatë kësaj jave, respektivisht sonte, nuk do të transmetohet emisioni “Vo Centar”. Shpjegime më të hollësishme nuk ka. Vetëm keqardhje. 

Të ftuar në emision mësohet të kenë qenë ndër të tjerë edhe publicisti Kim Mehmeti, i cili në intervistën e tij të fundit e ka akuzuar rëndë qeverinë aktuale, duke e quajtur “fashizoide”. Dhe me sa duket kur është shprehur në këtë mënyrë nuk është se ka qenë shumë larg të së vërtetës!

Burime të mirinformuara të portalit Almakos, tregojnë se kanë qenë pikërisht qëndrimet e publicistit Mehmeti, të cilat ai i ka shfaqur gjatë xhirimit të emisionit “Vo Centar” ato që kanë qenë shkaku kryesor i pezullimit të këtij emisioni nga transmetimi.  Se liria e shprehjes në shtetin e Maqedonisë është duke u cenuar të përmasa të trishtueshme, tashmë flet edhe vetë fakti se as edhe vetë gazetari nuk guxon t’i shpalos arsyet e vërteta qoftë edhe në rrjetin e tij social, por mjaftohet të kërkojë falje dhe të shpreh keqardhje. E vetmja mundësi që i mbeti gazetarit Vasko Eftov ishte transmetimi i emisionit në faqen YouTube, vend ky ku nuk mund të depërtojë censura redaktoriale. 

Ky është vetëm një nga rastet e shumta të tendencës së politikës për kontrollimin e mediumeve. Kohë më parë, viktimë e këtyre qëllimeve të qeverisë së udhëhequr nga Gruevski ishte kanali më i shikuar në vend, A1. 

Eftov: A u frikësuan nga deklaratat e Kim Mehmetit?!

I njohur në opinion për pyetjet e tij të shkurta dhe të prera si dhe për ndërhyrjet e tij, të cilat në shumë raste i vënë në siklet të intervistuarit nuk ka qëndruar i heshtur as gazetari maqedonas Vasko Eftov, pasi që emisioni i tij “Vo centar” (Në qendër), u ndalua të trasnemtohet.

Pos publikimit të këtij emisioni në kanalin e YouTube, aty ku nuk mund të ndërhyjnë censurat redaktoriale, Eftov, të njëjtin link e ka ndarë në “Fan Page” të publicisiti Kim Mehmeti duke e ndarë me 21.000 fansa të publicistit dilemën e tij: “Dali se isplasija od izjavite na Kim Mehmeti!? Pozdrav do site Albanci koi i mislat dobro na Makedonija!” (Mos u frikësuan nga deklaratat e Kim Mehmeti!? Përshëndetje të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën Maqedonisë!”- Vasko Eftov.

Burimi : http://almakos.com/lajme/maqedoni/4808-vasko-eftov-a-u-frikesuan-nga-deklaratat-e-kim-mehmetit.html