Back

Analistët: Në Maqedoni ska vullnet politik për zbatimin e plotë të M.O. (VIDEO)

 

Maqedonia duke mos ecur drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po shënon regres. Arsyet më të mëdha për këtë janë politika populiste, përqendrimi në ngritjen e shtatorëve antike dhe jo në zbatimin e kritereve të Kopenhagës. Kështu vlerësoi analisti Veton Surroi në një tribunë të organizuar nga shoqata ‘Liberta’, ‘Për Shqiptarët në Ballkan’. Sipas Surroit, shqiptarët duhet të jenë pjesë e procesit të bisedimeve të emrit dhe krijimit të agjendës pro-evropiane. Por siç vlerësoi Surroi, 10 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit shqiptarët në Maqedoni kanë zhvlerësuar edhe vetë kapacitetin e tyre vendimmarrës për synimet strategjike të këtij vendi.

“Unë mendoj se duhet të krijohet një koalicion pro evropian në Maqedoni në të cilin medoemos duhet të marrë pjesë edhe faktori shqiptar i cili po ashtu duhet medoemos të marrë pjesë në bisedimet për emrin. ….Maqedonia nuk do të ecë përpara në integrimin e vet në BE, nëse përparësia themelore e këtij shteti është ndërtimi i shtatoreve të antikitetit”, deklaroi Veton Surroi, analist.

Në vijë të njëjtë edhe analisti Sasho Ordanovski i cili vlerëson se emri është vetëm pengesë shtesë për bllokimin euro-integrues të vendit, kurse problemi thelbësor qëndron në mos respektimin e të drejtave bazë dhe mungesës së demokracisë në institucione. 

“A është perspektiva jonë Bashkimi Evropian e cila nënkupton kriteret e Kopenhagës. Kriteret e Kopenhagës janë të lidhura me të drejtat bazë demokratike në një shtet. Në Maqedoni ato nuk respektohen sepse sistemi duhet në mënyrë autokrate t’i zgjidh ambiciet. Unë thellë besoj se Gruevski me ekipin e tij nuk kishte për prioritet integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Kur erdhën në pushtet në vitin 2008 ata e dinin se për ta bërë këtë projekt të madh shoqëror duhej të linin anash Brukselin dhe Bashkimin Evropian”, tha Sasho Ordanovski, analist.

Sipas Kim Mehemtit, Marrëveshja e Ohrit ka dështuar si pasojë e mungesës së vullnetit dhe kapacitetit politik. Sipas tij institucionet në vend nuk janë në shërbim të qytetarëve por partive politike. 

“Vetë fakti që ne për Marrëveshjen e Ohrit flasim edhe 10 vjet pas nënshkrimit të saj ajo do të thotë se ky shtet nuk ka kapacitete demokratike, nuk ka vullnet politik nuk ka forca politike që do ta zbatonin atë deri n ë fund. Ne dhe 10 flasim si të bëhem bashkëqeverisjes të këtij shteti..Maqedoninë që e dua do të jetë ajo Maqedoni që kryeministrit nuk duhet shqiptari t’ia kujtoj se në këtë vend ka shqiptar..”, deklaroi  Kim Mehmeti, analist

Siç vlerësuan analistët, politikat populiste, mos respektimi i vlerave individuale dhe qeverisja autokrate janë problemet kryesore me të cilat përballet edhe Kosova dhe Shqipëria.

Teksti u shkeput nga ueb faqja : http://alsat-m.tv/lajme/vendi/58054.html