Nëse merret parasysh se çka në fakt ka përmbushur kryeministri Gruevski karshi elektoratit të tij deri më tani në krahasim me Ahmetin, sipas ekspertëve shqiptar, tek ky i fundit, “ata bien poshtë”. Kjo parti sipas tyre ende ka lënë çështje të hapura
Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për shtojcën “Publika” të gazetës “Dnevnik” ka thënë se me partnerin e koalicionit BDI në krye me Ali Ahmetin e përmbushin, “atë për të cilën janë marrë vesh dhe atë që është premtuar para qytetarëve”. Nëse merret parasysh se çka në fakt ka përmbushur Gruevski karshi elekotartit të tij në krahasim me Ahmetin, sipas ekspertëve shqiptar, tek ky i fundit ata bien poshtë. Kjo parti, madje sipas bashkëbiseduesve deri më tani ka lënë ende çështje të hapura, siç janë integrimet në BE e NATO, ligjin e UÇK-së, shitja e sërishme e Enciklopedisë, maqedonishtja në klasë të parë, “Shkupi 2014”, Sopoti, investimet në pjesët shqiptare, pazari me Kërçovën dhe tjera. Duke analizuar deklaratat e Gruevskit, analistët politikë, madje shprehen se të njëjtat deklarata bëhen “sa për sy e faqe”, sepse në realitet BDI-ja në këtë mandat koalicioni me VMRO-në nuk ka arritur t’i plotësojë premtimet kyçe, ndërsa mbetja në qeveri bashkë me Gruevskin dhe “argatët” e tij si Llatasi dhe tjerë, sipas tyre, “sikurse fuqizon pushtetin e këtyre të fundit mbi shqiptarët”? Për analistin Alajdin Demiri, BDI në këtë mandat të koalicionimit sillet si parti inferiore dhe nuk ka mundur t’i realizojë premtimet para elektoratit shqiptar me pretekst se nuk pajtohet pala maqedonase.
… Ndërkohë, për publicistin Kim Mehmeti, deklaratat e tilla të kryeministrit janë të sakta, sepse Gruevski para palës maqedonase ka arritur të plotësojë premtimet e dhëna.
”Është e saktë kjo që e thotë Gruevski, ai të gjitha premtimet e dhëna para maqedonëve i ka realizuar, kështu ndoshta dhe e kanë marrëveshjen ai dhe Ali Ahmeti, për të realizuar premtimet e Gruevskit. Në bazë të deklaratës së tij ne kuptojmë se ashtu dhe janë marrë vesh ata të dy“, ka thënë Mehmeti.
Nga ana tjetër, analisti Bashkim Bakiu nga Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave është i mendimit se deklaratat që dalin nga koalicioni qeveritar nuk dalin nga koordinimi, por nga dëshira për të përdëftuar se kjo qeveri funksionon si duhet dhe se nuk ka asnjë problem.
”Edhe pse dihet se për shumë gjëra dy partnerët kanë pasur mosëmarrëveshje, madje dhe në lidhje me premtimet ndaj qytetarëve si për shembull integrimet në BE dhe NATO, zgjidhja e problemit të emrit, Enciklopedia, ‘Shkupi 2014’, ligji i gjuhës. E tërë kjo të bën të mendosh se ky koalicion nuk ka funksionuar në parimin e marrëdhënieve korrekte. Sa për ilustrim janë deklaratat e ministrit për punë dhe politikë sociale dhe zëvendësit të tij në lidhje me zgjidhjen e problemit të ish ushtarëve të UÇK-së. Këto dy persona, respektivisht parti kanë qëndrime të kundërta, dhe kjo është një ndër problemet që kanë dalur në sipërfaqe”, ka thënë Bakiu.
Madje ai është i mendimit se ka qindra probleme të tjera në kuadër të kësaj garniture qeveritare të cilat për momentin nuk duken, ndërsa të njejtat mundohen t’i mbulojnë nëpërmjet deklaratave se qeveria funksionon në regull.
Përmbushja e platformës së VMRO-së
”Është e saktë kjo që e thotë Gruevski, ai të gjitha premtimet e dhëna para maqedonasve i ka realizuar, kështu ndoshta dhe e kanë marrëveshjen ai dhe Ali Ahmeti, për të realizuar premtimet e Gruevskit. Në bazë të deklaratës së tij ne kuptojmë se ashtu dhe janë marrë vesh ata të dy“, ka thënë Mehmeti.
Për më shumë mund të lexoni ne ueb-faqen : http://kohaere.eu/index.php/lajme/maqedoni/9708.html