Back

Kim Mehmeti ne shkretetiren maqedone

Elsa Demo

Kim Mehmetit nuk iu lejua te kaloje tre muaj me pare kufirin shqiptaro-maqedonas, i ftuar ne Tirane per dy dite lectorium mbi letersine. Ka nga ata qe mund ta kujtojne letren publike te shkrimtarit botuar fill dy dite pas deshtimit te ketij udhtimi. Ai Mehmeti jeton dhe krijon ne Maqedoni, ku me se shumti njihet si politikan per shkak te oponences se ashper publicistike ndaj konflikteve etnike ndezur vitet e fundit atje. Ndersa ketu ishte ftuar nga Qendra Kulturore "Lindart" bashke me Shtepine e Librit dhe Komunikimit per te referuar ligjeraten "Perndritjet e shkrimtarit", si nje nga perfaqesuesit me ne ze te letersise mbareshqiptare ne trojet etnike, por dhe ate evropiane. Kujtojme se pak vite me pare proza e Kim Mehmetit "Peshku Ekstazis" e ka renditur emrin e tij nder dhjete me te miret prozatore evropiane te vitit. 

Sipas kritikes ai eshte levrues i realizmit magjik ne letrat shqipe. Eshte shkrimtar dygjuhesh, shqip-maqedonisht. Ne misionin e mundur dje ne Tirane, ne takimin ne Shtepine e Librit e Komunikimit, Kim Mehmeti foli edhe per ata kufij te eperm apo te pamundur qe te krijon letersia, dhe atij personalisht si shkrimtar, fenomene qe i ka prekur pa shume veshtiresi ne kete stine te shfrenuar te ererave etnike. 

Letersia

"Ju keni para sysh njeriun qe ka punuar si gjeometer, si shites librash, si drejtor koperative bujeqesore, si gazetar. Asnjehere nuk kam bere ndonje gje per shkak te ndonje ekzistence, sepse nuk kam pasur rruge tjeter. Te vetmes qe i jam friguar ka qene jeta dhe krijimtaria." Keshtu filloi te shkruaje ne moshen 18 vjec, per te mos shkruar deri sa kaperceu 32. I lindur ne vitin 1955 ne fshatin Gercec, dhe vazhdon me kokefortesi te jetoje ne fshat, ai eshte autor i disa titujve ne proze "Pluhuri qe mbin", "Bolero", "Fati i Fatushes", "Lulehena", romanet, "Fshati i femijeve te mallkuar", "Shtat net denesje". Ne takimin e djeshem me teme thenien e njohur te Borhes-it: "ndoshta nuk ka krijime poetike apo prozaike; te gjitha duhet te jene pak magjike!", ai ka dhene variantin e tij te mundshem te magjise se krijimit. Sipas tij jepen shpjegime te ndryshme, per shkrimin qe rrjedh nga prirja drejt vdekjes apo si instinkti per te lene pas vdekjes nje shenje. "Por per ta shpjeguar me mire kete do kishte nevoje per shpjegimin e filozofise sime jetesore. Eshte filozofia e Lindjes, e njeriut si nje karroce ne sherbim te nje udhetari te quajtur shpirt, te cilen e terheqin kuaj te pandegjueshem qe quhen ndjenja, qe gjate rruges i godet kamzhiku i quajtur epsh, dhe keta kuaj vetem vetedija i mban nen kontroll. Mua gjithmone me ka interesuar ajo gjendja mes tyre, mes trupit dhe shpirtit i bindur se njeriu i vertete eshte ky, se jeta e vertete eshte kjo." 

Nacionalizmi

Shkrimtari tha se ndihej i privilegjuar ne nje takim si ky, ndersa ne Maqedoni, u ruhej ketyre syresh, sepse aktualisht atje "cdo liber shpallet vlere kombetare". E per me teper ku ne Maqedoni Kim Mehmetin e njohin per komentet politike. Po sipas tij kjo eshte nje situate tjeter, qe do te thote te ndihesh pjese e nje shoqerie kur duhet te thuash mendimin tend. "Por ne kete situate ka edhe gjera te imponuara. Ne rastin tim nuk ka gjera te imponuara, ketu cdo gje eshte nje gjendje e natyrshme ajo qe une dua te jem. Megjithate ne nuk mund te mos jemi aq kritike, sa per ato vlerat kombetare. Une e di dimensionin e solemnitetit per librin. Por nuk duhet t’i cojme punet deri aty sa te vetgenjehemi, sepse mund te na kushtoje shtrenjte. Ky eshte nje problem per krijuesit ne trojet mbareshqiptare. Qe maqedonasit te prodhojne nobeliste, apo kosovaret te prodhojne trima. Pohoj se kultura shqiptare e Maqedonise eshte perferi. Tek e fundit qendrat kulturore ushqehen nga periferite. Te krijosh ne periferi eshte perparesi, pse te jepet rasti te besh ate qe qendra nuk ka kohe ta beje. Periferite jane alternativa pa te cilat qendra nuk mund te jetoje", komenton Mehmeti duke vetndjere arsyen e ketyre shpjegimeve mbi situaten e letersise sot ne Maqedoni. Pyetjes se perkthyesit dhe publicistit Pirro Misha, nese ndihej i vetmuar ne Maqedoni, i eshte pergjigjur "Po! Ne Mqedoni me te vertete e ndjej veten si ne shkretetire. Jo pse une jam dicka. Por pse me mungojne miqte. Dhe kjo nuk vjen as nga fakti se une i konsideroj kolektivitetet etnike atje sikur te jene superior ndaj vendit tim. Me huton ajo qe Tetova shpallet qender kulturore shqiptare, ndersa gjitha kultura aty eshte kafene. Aty nuk ka as biblioteke, as teater, e si mund te jete qendra jone kulturore. Shqiptaret ne Maqedoni ndoshta do ta paguajne shume shtrenjte vetedijen e tyre. Nuk kemi pasur kurre mundesi institucionalisht te zhvillojme dicka tonen, deri tani as shkrimtari shqiptar nuk eshte bere ne menyre te natyrshme, as politikani. Tani po fillojme." 

Feja 

Kim Mehmeti, jo vetem nuk e ka fshehur ndonjehere origjinen e tij prej familjeje te devotshme muslimane, por sa here i eshte dhene rasti e ka vene ne duke dhe e ka shtyre me tej, me thell religjionin e tij edhe ne publicistiken dhe letersine. Ai shpreh bindjen se religjioni ne Maqedoni shpetoi vetdijen etnike, se ne kohen e komunizmit shqiptaret ishin me komuniste se sllavet, se "vetem ashtu na lejohej te merrnim fryme lehte" dhe se "shqiptaret e Maqedonise kete e perdoren ne menyre me mjeshterore". 

"Por ajo qe me shqeteson mua nuk eshte religjioni se sa c’eshte nje lloj arabizimi i shoqerise shqiptare. Une e dua shume boten arabe se kam jetuar atje, por kjo eshte nje tradite qe nuk ka lidhje me boten shqiptare, me traditen time. Nuk jam nga ata patriote romantike qe emocionohen nga shqiponja ne flamur. Them se ne Maqedoni keto fenomene jane shume prezente dhe se aty religjioni keqperdoret."

Mehmeti tregon se ka nje liber me te cilin mburret. Eshte Kanuni i Lek Dukagjinit, qe e ka perkthyer per tre vjet. Ai kanun eshte per te pjese e tradites qe trashegojme. Shqiptaret ne Maqedoni jane me besimtare, dhe ka nje kategori qe s’mund te beje identitfikimin se c’eshte religjiozja dhe c’eshte tradita. Kjo mund ta manipulonte vetedijen e kesaj pjese qe mendohet te jete pakice. 

Incidenti

"O zot valle ka ndonje kend ne kete Ballkan, perfshire ketu edhe Shqiperine, ku ne shqiptaret mund te shkojme pa paguar tagre, per ate pse jemi shqiptar!", kishte pyetur veten Kim Mehmeti, ndersa shpresonte qe takimin e djeshem si i ftuar ne Tirane ta realizonte aty nga 8-9 shtatori, kur u ndalua ne kufirin shqiptaro-maqedonas. Aty paguante 10 euro kushdo qe nuk kishte "leje nderkombetare per qarkullimin e makines". 

"Pra kush na e ka fajin neve, shqiptareve te kesaj ane per lodhjen qe ndjejme nga pagesa e tatimit per shkak te perkatesise etnike ne shtetet ku jetojme", komenton Kim Mehmeti ne nje prej letrave publike qe u botuan ne te perditshmet e Tiranes, drejtuar organizatores se takimit poetes, Luljeta Lleshanaku.

Shekulli-12-5-2002