Shkrimtari dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti u nderua me pllaketën "Flaka e Janarit", që e ndanë komuna e Gjilanit në Kosovë. Veç Mehmetit, me këtë plaket, pas vdekjes u nderua dëshmori Jusuf Gërvalla, atdhetarit Hydajet Hyseni si dhe disa personaliteteve dhe shoqata nga Kosova dhe Shqipëria. Kjo pllaketë ndahet në kuadër të manifestimeve "Flaka e janarit" që mbahen në shenjë të kujtimit të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Pllaketa u jepet personaliteteve të rëndësishme që kanë dhënë kontribut të veçantë nga lëmi të ndryshme që kanë rëndësi për zhvillimin e popullit shqiptarë. "Më mbetet ta bindë vogëlsinë time se me diçka e kam merituar këtë nderë që ma bëni. Por ajo për çka nuk më nevojitet ta bindë veten është e vërteta se shumë dëshmorë tanë, se shumë paraardhës tanë, kohën kur jetuan e shndërruan në arë ku mbollën farën e bimës së lirisë të cilën e jetojmë sot. Se ata ëndërronin ëndrrën që ne e jetojmë. Pra, atë që e di është se ne të sotmit duhet të jemi kopshtarë të mirë që do dinë ta kultivojnë e ta rrisin më tej këtë bimë të lirisë. Andaj, atë që kam bërë si krijues dhe njeri që merret me punë publike, ka pas për qëllim të jep kontributin modest që këtë bimë askush të mos e lëndojë, që askush të mos e përbuzë gjakun nga i cili u ngjizë kjo që kemi sot", tha Mehmeti gjatë marrjes së kësaj pllakate. Në këtë manifestim tradicional morën pjesë shumë personalitete të njohura nga gjitha hapësirat shqiptare.
(Gazeta Lajm)