Back

Mehmeti: faktori ndërkombëtarë kërkon unifikimin e partive shqiptare

 

Takimet e shpeshta të ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve me liderët e partive politike shqiptare, nuk bëhen për shkak të trazirave eventuale që mund të shkaktohen pas zgjedhjeve, por për shkak të fragmentarizimit të partive politike shqiptarë dhe mundësinë e koalicioneve më të gjera. Retorika mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është shumë më e ashpër sesa ajo mes partive politike shqiptare. Analistët mendojnë se në këto zgjedhje, do të ketë probleme në bllokun maqedonas e jo në bllokun politik shqiptarë.

Analisti Kim Mehmeti thotë se ndërkombëtarët janë të interesuar që të ndërpritet copëtimi i faktorit politik shqiptar pasi ai nuk sjell stabilitet për Maqedoninë dhe as për shqiptarët. “Faktori ndërkombëtar e di se në njëfarë mënyre ndodhi defaktorizimi i subjektit politik shqiptarë në Maqedoni. Ata e dinë se ky defaktorizim është shumë i dëmshëm për Maqedoninë”, thotë Memeti. Ai thotë se ndërkombëtarët duan që në Maqedoni faktori shqiptarë të jetë proporcional me faktorin real që posedojnë, pasi ai i copëtuar siç është tani, nesër nuk do të përfillet nga pala maqedonase. “Mendoj se ata janë të interesuar që faktori politik shqiptar të konsolidohet dhe fragmentarizimi i tij të ndërpritet, pasi ai nuk sjell stabilitet as për Maqedoninë dhe as për shqiptarët”, thotë Mehmeti duke shtuar se ndërkombëtarët gjithnjë e më shumë po përballen me atë se Maqedoni në emër të stabilitetit e flijuan demokracinë , gjë që ndodhi edhe në palën shqiptare, e cila u copëtua aq shumë sa që doli se çdo fshat do të ketë partinë e vet. “Kjo i shqetëson ndërkombëtarët”, thekson ai.

Teksti u shkeput nga ueb faqja: http://lajmpress.com/index.php?news=8474