Shqiptarët nuk e duan Gruevskin

 

Sipas një anketimi të realizuar nga Instituti Liberta në Shkup rezulton sa 87 % e shqiptarëve janë të pakënaqur me kryeministrin aktual Nikolla Gruevski dhe gati gjysma e tyre mendojnë se asnjë nga  liderët e partive shqiptare nuk kanë mbrojtur interesat kombëtare.

Mendim pozitiv për kryeministrin aktual maqedonas, ka vetëm 0.2 përqind e shqiptarëve.

“Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk ka besim tek ky kryeministër i cili vazhdon të realizojë projekte një etnike, një partiake e një religjoze dhe në fund tenton që Maqedoninë ta bëjë shtet vetëm të popullit maqedonas”, deklaron analisti Sefer Tahiri.

Sipas këtij hulumtimi, kreu i PDSH-së, Menduh Thaci ka rezistuar më shumë se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti politikës anti-shqiptare të kryeministrit Gruevski.

Megjithatë, rreth 50 përqind e të anketuarve mendojnë se asnjë nga liderët shqiptarë nuk ka mbrojtur interesat kombëtare.

Hulumtimi i institutit Liberta, po ashtu tregon se rreth 80 përqind e të anketuarve nuk janë të kënaqur nga implementimi i marrëveshjes së Ohrit. 

“Personalisht mendoj se partitë shqiptare do ta kenë shumë të vështirë të bindin popullatën shqiptare të dalë në zgjedhje nëse nuk ofrojnë dicka të re”, thotë analisti, Kim Mehmeti.

Vetëm 50 përqind e shqiptarëve mendojnë se zgjedhjet e parakohëshme do të jenë demokratike, po aq është edhe numri i atyre që janë shprehur se nuk do të dalin në votime ditën e zgjedhjeve.

(Top Channel)

 

 


Author avatar
Kim Mehmeti
https://kmehmeti.com