Back

Fundi i demokracisë së cubave të fshatit

 Shkruan: Kim MEHMETI

Politikat në trevat shqiptare, njësoj si edhe bartësit e tyre ë politikanët ë kanë nga dy fytyra. Andaj edhe veprimet e politikanëve të këtushëm duhen vlerësuar sië vlerësohen ata që një njërën fytyrë bartin mëkatin që kanë në shpirt, e në fytyrën tjetër fjalët e ëmbla në gojë. Duke qenë e udhëhequr nga njerëz të tillë, proceset politike në këto troje, duhet vlerësuar edhe sipas dy dimensioneve dalluese të tyre: jetëgjatësinë, e cila është proporcionale me kohën gjatë të cilës një grup politikanësh arrin të gënjejë popullin se është përfaqësues i denjë i tij, dhe thellësinë kohore, e cila duhet të jetë e barabartë me mjeshtërinë të fshehësh manipulimet politike që ke bërë. Shikuar nga ky këndvështrim, përplasjet në partinë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni – PDSH-në, mund të vlerësohen edhe si fund i një procesit të demokratizimit të shoqërisë së shqiptarëve të këtushëm, demokratizim sipas parimit të mos pyesësh sa votues ka fshati, dhe sa nga ata kanë simpati ndaj partisë që përfaqëson, por sa vota mund tëi hedhë në kutinë e votimit cubi i fshatit. Por, ndasitë në PDSH mund të kenë edhe fytyrën e dytë të vet, atë të fillimit të një manipulimi të ri me shqiptarët e këtushëm, i cli duhet tëua zgjatë jetën politike atyre që etabluan cubninë demokratike, atyre që tani duan mëkatin e vjetër ta mbulojnë me emblemë të re partiake.

Do ishte mirë për shqiptarët e Maqedonisë nëse ndasitë e ditëve të fundit në PDSH do shënonin përfundimin e periudhës ëxhaferianeë të veprimit partiak, periudhë e cila shenjë njohëse do ketë principin ushtarak, se ardhja në pushtet i arsyeton të gjitha mjetet e përdorura. Pra, se për të ardhur në pushtet, të lejohet ta flijosh edhe më të shenjtën e një demokracie ë votën e lirë. Por kuptohet, vetëm Arbër Xhaferi kishte aftësi që këtë veprim partiak ta shiste si veprim ëatdhetarë, sepse vetëm ai kishte mentorë mediatik dhe politik në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët e ndihmonin që mëkatin në shpirt ta mbulonte me fjalët e ëmbla atdhetare në gojë. Pas shkuarjes së tij nga kreu partiak, mëkati mbeti i pambuluar, e mëkatarët duhej të përballeshin me bëmat e veta, për të cilat mbuluesi i tyre ishte kthyer në Prishtinë, ku vazhdon të pijë kafen e mëngjesit me qetësinë e njeriut, i cili pretendonte të bëhej ëbabaë i kombit, por nuk arriti më larg se sa PDSH-në e tij ta bënte degë të dëgjueshme të VMRO-DPMNE-së maqedonase.

Duke u nisur nga ajo se Imer Selmanit – i cili i pari braktisi anijen e PDSH-së – do mbahet mend edhe si i pari kryetar i një komune (Komunës Saraj në afërsi të Shkupit), që e sundonte i ndihmuar edhe nga kallashnikovët e të ashtuquajturit Grupi i Kondovës, pra duke matur veprimin e deritanishëm partiak të ësulejmanëveë dhe ëmatoshave e baloshaveë që tani i bashkëngjiten ikanakut të parë, njeriu mund të sjellë edhe përfundim të gabuar se e tëra do përfundojë ashtu sië kanë marrë fund edhe disa përëarje të deritanishme të partive të këtushme shqiptare: nga nëna rrugaëe, të lindë fëmijë bastard. Apo, e tëra tëi ngjajë një oferte të tretë politike për shqiptarët e këtushëm, e cila ata nuk do i ëojë më larg se në oborrin e manipulimeve të Kryeministrit aktual të Maqedonisë, Gruevskit. Aq më shumë kur Imer Selmanit i bashkëngjiten të ngjashmit si ai, pra deputetë dhe aktivistë të PDSH-së, të cilëve kjo parti ua mundësoi të bëhen ministra, të përfitojnë sa më shumë për vetveten, duke ua ringjallur bindjen se me të vërtetë janë vlera kombëtare. Pra, i bashkëngjiten aktivistë të cilëve u nevojitej më shumë se një dekadë, që të kuptonin se dhuna nuk është element i demokracisë.

Kur bëhet fjalë për Maqedoninë, për këtë shtet i cili me shumëëka i ngjan një shkolle për trajnim të politikanëve të papjekur, ëdo gjë është e mundur. Pra, nuk është i pamundur as realizimi i spekulimit se partisë së ardhshme të Imer Selmanit, më vonë do i bashkëngjitet edhe pjesa tjetër e PDSH-së, me ëka do arrihet efekti i dyfishtë: të bëhet ndryshim i pahetueshëm i kreut partiak dhe PDSH-ja e vjetër të vishet me petkun e ri. Andaj si do që ta kthesh, del se përëarjet në PDSH janë të nxitura nga partia ëamëë e saj ë VMRO-DPMNE-ja. Me ëka Gruevski, si boksier i dikurshëm, donë që me një goditje të nokautojë edhe BDI-në edhe PDSH-në. Sepse me përëarjet në PDSH, Gruevskit i hapet rruga të përfshijë në koalicionin qeveritar miqtë e vjetër të kësaj partie, që u prinë miku i tij i dashur, Imer Selmani. Miku i Gruevskit për të cilin thuhet se VMRO-DPMN-ja i ka borxhe të mëdha, se është një ndër financuesit e fushatës parazgjedhore të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006. Pra, Gruevskit i hapen rrugët që në koalicionin qeveritar të ketë BDI-në e Ali Ahmetit dhe partinë e ardhshme të Imer Selmanit. Me ëka do ketë më shumë shqiptarë në pushtet, por shqiptarët e Maqedonisë edhe më tej do mbeten pa shtet.

Cilat do qofshin arsyet që nxitën përëarjet në PDSH, mbetet e vërteta se ndasitë në këtë parti edhe më shumë e dendësojnë mjegullën politike te shqiptarët e këtushëm. Mbase kjo mjegull atyre nuk u lejon të shohin se partitë e tyre kanë edhe plane afatshkurta edhe afatgjata dhe se këto plane gërshetohen në një pikë: sa më shpejtë dhe pa asnjë kusht të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar dhe përjetësisht të jenë pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Mes këtyre dy planeve partiake, mbetet iluzioni i shqiptarëve të këtushëm se me të vërtetë kanë parti me vizion të qartë politik për të ardhmen e tyre në këtë shtet. Sikur shqiptarët e Maqedonisë të kishin parti me vizion të qartë politik, nuk do ndodhte absurdi me të cilin sot ata përballen: që vullneti i tyre politik të varet nga aftësitë manipuluese të Kryeministrit Nikolla Gruevski. Pra, nuk do ndodhte absurdi që, edhe si shtyllë pa të cilën Maqedonia nuk do mund të qëndrojë në këmbë, qeveria e këtij shteti, edhe pas një viti të plotë, të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Apo, kjo qeveri të trillojë ligje dhe lloj-lloj taksash për Sigurim Personal, vetëm që të pengojë qarkullimin e lirë të shqiptarëve, të cilët nga të gjitha anët kufizohen me vetveten, por janë qytetarë të pesë shteteve të Ballkanit.

Politikat shqiptare në këto troje kanë nga dy fytyra. Njësoj si edhe shumica nga ata që janë vënë në mbrojtje të shqiptarisë. Mbase edhe e keqja më e madhe nuk ka të bëjë me dyfytyrësinë e disa politikanëve shqiptarë, sa me pamundësinë të dish se kur ua pështynë fytyrën që bart mëkatin e tyre në shpirt, e kur atë që ka gojën përplot fjalë të ëmbla. Të paaftë të zbulojnë këtë, shqiptarët filluan të bëhen të pandjeshëm ndaj përplasjeve brendapartiake. Kjo pandjeshmëri është më e dukshme te shqiptarët e Maqedonisë. Mbase kjo ndodh nga shkaku se shqiptarët e këtushëm, assesi nuk ia dalin ta kuptojnë se intrigat politike kanë atdhe naivitetin e popullit, se politikan i mirë është vetëm ai që tregon kujdes ndaj atyre që i takon derisa ngjitet lartësive të pushtetit, i vetëdijshëm se të njëjtit do i takojë edhe gjatë zbritjes teposhtë. Ndoshta kjo edhe mund tëu falet shqiptarëve të Maqedonisë, sepse në të kaluarën ata kurrë nuk patën mundësi të vendosin për fatin e tyre. Por, edhe si të tillë, në ndërkohë, ata kishin mundësi ta mësonin urtësinë se të gjunjëzuarin nuk e shohin ata që qëndrojnë në këmbë. Me ëka edhe partitë e këtushme shqiptare do e kuptonin pse jetëgjatësia e tyre është proporcionale me lojërat politike që ua bëjnë pushtetmbajtësit e etnitetit maqedonas. Pra, partitë e shqiptarëve të Maqedonisë do e kuptonin se faktor politik mund të bëhesh vetëm nëse bindshëm qëndron në këmbët tua dhe nëse mund të ecësh përpara pa patericat e ëgruevskaveë të ndryshëm.